• |
ide | kryesore

Përfundoi në spital me shenja djegie në trup/ Hetimet për rastin e 2-vjeçares në Tiranë

Lajme, Të fundit
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje, policia



Zbardhen të tjera detaje në lidhje me rastin e një 2-vjeçareje, e cila përfundoi me shenja djegie në spital. Vajza e mitur është dërguar nga halla në spital pasi ishte e ftohur. Në spital mjekët kanë vënë re shenja të tjera në trup si djegie në qafe shenja ne sqetull dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Menjëherë është njoftuar policinë, e cila ngriti një grup hetimor. Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore rezulton se nga shenjat vetëm ajo në qafë është nga cigarja, që vëllai i vajzës 2-vjeçare (vëllai 9 vjeç) po luante dhe e ka djegur.

Shenjat e tjera sipas të dhënave paraprake edhe të mjekësisë ligjore dyshohet se vijnë nga sëmundje të lëkurës. Për sa i përket dyshimeve për një abuzim të mundshëm, mjekësia ligjore e ka mohuar si rast. Materialet janë referuar në prokurori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *