• |
ide | kryesore

Shkupi përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së

Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut për përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së që do të mbahet në fund të muajit në Shkup. Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së ka dilema për të ardhmen e organizatës, për shkak të mundësisë së bllokimit të vendimeve. Takimi për Shkupin zyrtar do të jetë historik; asnjëherë më parë nuk ka pasur një konferencë të këtij formati.

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i jashtëm i Maqedonisë së Verriut, Bujar Osmani e cilësoi si të jashtëzakonshëm takimin e pritshëm të Këshillit Ministror të organizatës më të madhe globale të sigurisë, OSBE. Sepse, në të kaluarën as nuk është debatuar se kush merr pjesë dhe kush jo. Kjo është kështu tani për shkak të sfidave, konflikteve dhe luftërave, sidomos në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

“Në këtë Këshill Ministror nuk do të diskutohet shumë për politikë. Do të diskutohet për të ardhmen e organiztës. Do të vazhdojë apo nuk do të vazhdojë si e tillë. Duke pasur parasysh se është organizata më e madhe botërore e rajonale e sigurisë, kjo flet shumë se sa është rendësishme kjo temë. Prandaj, sensibilizimi i opinionit publik se kush do të jetë në këtë Këshill Ministror është pak sa më i madh”, thotë z. Osmani.

OSBE-ja vendimet i merr me konsensus dhe mjafton që një shtet të jetë kundër secilit propozim për të ardhmen e organizatës – atëherë nuk do të ketë vendime. Kjo gjë nuk përjashtohet të ndodh në takimin e nivelit të lartë në Shkup.

Zoti Osmani ende nuk mund të konfirmojë nëse Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të jetë i pranishëm në takim, me që aeroplani i tij nuk lejohet të ulet në Shkup për shkak të sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve ndaj Rusisë, të cilave iu është bashkuar Maqedonia e Veriut.

“Është herët për të konfirmuar se a do të jetë apo jo (Sergei Lavrov); besoj se javën e ardhshme do të jetë më e qartë, kurse sa i përket Sekretarit (amerikan të Shtetit, Anthony) Blinken, vlen ajo që kam thënë më përpara se nuk kam tregues se nuk do të vijë. Deri tani të gjitha indikacionet janë se ai do të jetë në Shkup. Dhe kjo për ne është shumë me rëndësi”, u shpreh zoti Osmani.

Ministri Osmani thotë se kjo ngjarje do të jetë kurorë e kryesimit me OSBE-në që ka pozicionuar vendin si një ndër lojtarët kyç në skenën ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut po përgatitet për këtë takim të madh ku pritet të jenë të pranishëm rreth një mijë përfaqësues të delegacioneve nga vendet anëtare të OSBE-së. 30 nëntori dhe 1 dhjetori janë shpallur ditë jo pune për shkak të regjimit në trafikun e kryeqytetit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së pjesëmarrësve në konferencë.

Posta e Maqedonisë së Veriut përuroi të shtunën një pullë të posaçme postare përkushtuar kryesimit të vendit me OSBE-në dhe takimit të pritshëm të Këshillit Ministror të organizatës:

“’Fjala është për njerëzit’ është motoja për çka synojmë të gjithë së bashku. Jetojmë në kohë të trazuara, kohë konfliktesh dhe krizash; dora e zgjatur, humanizmi dhe mbrojtja e njerëzve nuk njeh kufij. Të udhëhequr nga këto ambicje ne në Postë nëpërmjet kësaj pulle postare shtrijmë dorën e miqësisë dhe dhembshurisë për të gjitha ata që kanë nëvojë”, thot drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi./ VOA



1 Comment

  1. Prokuroria e Përgjithshme synonte t’i merrte në pyetje për të qartësuar përgjegjësitë mbi ngjarjen. Duke rilexuar sot deklaratat dhe sjelljen e Sali Berishës ndaj autoriteteve gjyqësore të kohës, dallohen të njëjtat tone kërcënimi dhe përbuzje që përdor sot ndaj SPAK-ut. Një tjetër provë se si Sali Berisha nuk është vetëm armiku kryesor i medias së lirë, por edhe armiku numër një i drejtësisë së pavarur.O shpellkare e maloke cecene meruni me kriminelin salih karaxhic berisha qe nuk ka bythe te mbroj veten ne gjykate por ben Llaxoren neper qytete dhe uluret qe une jam i pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *