• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka blinduar parlamentin, të hënën vjen edhe RENEA

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se seanca e parlamentit e ditës së hënë pritet të jetë e rrethuar nga forcat speciale me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës”, e sipas tij ai ka ai ka urdhërua forcat speciale të Gardës, Policisë, RENEA-n që të shtypin revoltën e deputetëve të opozitës.

“Ky është parlamenti i diktaturës së bandave! Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament.

Ai nesër ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve. Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njësive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërtesës dhe oborrin e Parlamentit” – shkruan Berisha.

Më pas ai shton se opozita është e vendosur të vijojë rrugën e saj.

“Përfaqësuesit e popullit opozitar nesër në betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik, të drejtat e tyre kushtetuese, interesat e popullit opozitar në Parlament! Asgjë nuk mund të mposht opozitën e të drejtave të mohuara në betejën e saj pa kthim deri në fitore!” – shkruan Betisha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Mire thua ti Z. Berisha
    Por aty kane mbeture vetem patronazhistet dhe bushtrat voteshitese pa shtylle korrizore.
    Narkoshteti kontrollon cdo gje me bandat dhe ministrin e bandave tao plendes jevgun e rrajces.

    1. Sali. Nuk shpeton dot. Ne burg do shkosh, dhe gjat biles.
      Me 500 gomerer qe te ndiekin nga mbrapa. Nuk ke shpres.
      500 thash shume un.

  2. Liderët e PDsë si duket janë të gjithë të tipit – ‘lufta sapo ka filluar’. Në çfarë viti jemi që Rama është tmerruar dhe PDja ka fituar? Viti i 11-të është?

  3. Epo edhe kjo nuk ishte degjuar ndonjeher.
    Pse nuk na lini. Tu prishim mbledhjet parlamentare.
    Epo keni pare keshtu ju.
    Tjetri vjen me mendje per te prish pune. Ata nuk te len.
    Ahhh diktatur e poshter.

  4. Hahahaha,nga mos bindje civile popullore kaloi ne mosbindje te deputeteve,nga revolucion popullor ne revolucion te deputeteve,o ça gallate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *