• |
ide | kryesore

Nga pagjumësia në Moldavi, te shorti dhe Broja: një Sylvinho pa “doreza” tregon edhe mesazhet e marra  

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



“Ishte një ndeshje fizike atje, por mendërisht shumë e vështirë. Ishte hera e parë që zbritnim në fushë për kualifikim, ishte e vështirë të flije një natë më para, ishte shumë e vështirë”. Sylvinho  bëhet gati të mbyllë fushatën kualifikuese me Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Tekniku brazilian ka treguar ankthin e përjetuar në Moldavi me presionin e të luajturit për kualifikimin. Sigurisht, ndaj Ishujve Faroe do të ketë vend për ndryshime: “Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët”.

SHORTI I GRUPEVE NË GJERMANI

Në lidhje me shortin e 2 dhjetorit dhe faktin se nuk është evituar përballja me një nga të mëdhatë Europiane, Sylvinho tha: “Nuk shqetësohem për të evituar kundërshtarë në short. Duhet të fitojmë jo për të shkuar në vazon e dytë. U kualifikuam një ndeshje para se të mbylleshin ndeshjet në grup dhe padyshim kjo është një gjë fantastike. Kemi gjashtë ndeshje pa humbje dhe një mbrojtje solide, jemi në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ndaj nuk mendoj shumë për skuadrat që do të na japë shorti”.

URIMET E NJERËZVE

Braziliani nuk i fsheh emocionet që i ka shkaktuar pritja e njerëzve në Shqipëri dhe afeksioni me të cilin është i rrethuar: “Urimet me speciale kanë ardhur nga njerëzit, nga publiku shqiptar. Edhe në aeroport ishin shumë, dukej sikur ishim në Tiranë. Në luajmë dhe punojmë për ta”.

Lexo më tej: “Mjaft më”: Broja thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën për raportin me teknikun Sylvinho

MESAZHI I BROJËS

Pastaj, një koment edhe mbi mesazhin e publikuar nga Broja: “Unë e kam parë që kishte keqkuptim që thuhej se nuk donte të vinte. Duhet të respektojmë këtë lojtar që është shumë i madh. Por që në herën e fundit që erdhi e u kthye se nuk mund të rrinte me ne se u dëmtua, ai praktikisht nuk ka luajtur. Ne kemi bërë grumbullimin dhe ai nuk kishte hyrë në fushë ende. Është lojtar që nga 11 nëntori ka bërë praktikisht 11 muaj pa luajtur një ndeshje 90 minuta, ai ka nevojë dhe e di, që të riaftësohet me qetësi, nuk është e lehtë. Ai është një djalë shumë i mirë, një futbollist shumë, shumë i mirë e për fat të keq vjen nga një dëmtim. Nuk ka asgjë të veçantë këtu. E pashë tekstin, një tekst i bukur që ka bërë ai”.

SHTETËSI SI DE BIASI…?

Ngacmimit mbi shtetësinë shqiptare, si Gianni de Biasi, braziliani iu përgjigj me fisnikëri: “Unë ndjehem shqiptar. Unë në zemër jam shqiptar. Nuk e di, është e bukur. Ata kanë bërë një rrugëtim shumë të bukur herën e parë, kjo është e dyta. Është një ëndërr për të gjithë, është një nder për mua që të ecë përpara si trajner i kësaj kombëtareje. Jam me të vërtetë i lumtur” e mbylli Sylvinho.

https://www.youtube.com/watch?v=sI9jyByFp7w



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *