• |
ide | kryesore

Partizani prezanton trajnerin e ri, presidenti Demi flet për Carlos Dunga: “Kur e dëgjova sot u habita”

-Instant, Sport
Dunga



Partizani prezanton trajnerin surprizë, në mënyrë që i bëri mediat të aludonin, madje duke gabuar keq. Arbër Abilaliaj do të jetë zyrtarisht trajner i të kuqve, pasi i ka drejtuar në 5 fitore radhazi si drejtor sportive. “Nuk mund të them që ja mbusha mendjen, por me diskutimet që kemi bërë, me kohezion pozitiv, arritëm në përfundimin që t’i mbyllnim njëherë e mirë të gjitha fjalët – tha presidenti Demi në prezantim -. Arbëri mendoj se e ka pranuar me kënaqësi. Është një punë që do e vështirësojë. E ka marrë përsipër që t’i heqë disa orë familjes e të merret ca më shumë me Partizanin. Koha do ta tregojë si do shkojë”. Kështu, jo Dunga si u shfaq papritur në media, por Abilaliaj.

E ndërkohë, njoftimi misterioz i të kuqve, se sot në orën 13.00 do të prezantohej trajneri i ri, pa asnjë të dhënë se cili do të ishte i bëri një pjesë të mediave të shkonin larg me aludimet, deri te Carlos Dunga: “Këto janë kandidaturat e gazetave. Është burrë i madh, me respekt shumë, por unë kur e kam dëgjuar sot në mëngjes jam habitur nga dalin këto. Është hera e parë që e kemi dëgjuar sot”, u shpreh presidenti Demi.

PRAPASKENA ME ORGES SHEHIN

Në fund edhe një sqarim për akordin e pretenduar me ish-teknikun e Tiranës Orges Shehi: “Stafi dhe Arbëri janë marrë me disa trajnerë, që më kanë sjellë dhe propozime. Ka pasur edhe personalitete që na kanë ardhur në Tiranë (Prosinecki, red.). Ne menduam gjithmonë, që t’i shohim gjërat me qetësi dhe arritëm te ky përfundim. Trajneri ta vazhdojë punën meqë e ka nisur projektin që në fillim. Nuk ka qenë vërtet trajneri i parë, por ka qenë drejtori sportiv. Ka qenë gjithmonë me ekipin dhe ramë dakord që kjo punë të vazhdojë. Pastaj me emra të përveçëm unë di çfarë më ka thënë Arbëri që është në diskutime, por këto janë të gjitha biseda që janë bërë. Përfundimi është ky që Arbëri është trajneri i Partizanit, ai do përgjigjet dhe si trajner dhe si drejtor sportiv”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *