• |
ide | kryesore

8 milionë paund për fanellën e kampionit të botës: fanellat e veshura nga Messi në Katar, në ankand

-Instant, Sport
Messi



Një fanellë 8 milionë paund. Ky është rekordi i ri i vendosur nga Lionel Messi, përtej atyre që argjentinasi vendos në fushën e lojës. Mediat britanike kanë bërë me dije se fanella e veshur nga Messi në finalen e Botërorit “Katar 2022” do të jetë shumë shpejt në ankand. Sipas ekspertëve të tregut vlera fillesatre do të jetë rreth 8 milionë paund.

Eventi do të mbahet në Nju Jork dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për disa fanella. Ajo e veshur nga Messi në pjesën e parë të finales, fanella e gjysëmfinales, çerekfinales, e 1/8 dhe tre ndeshjeve në grupe). Fakti se flitet për 7 fanella e bën kaq të çmuar koleksionin, i cili do të kalojë një tjetër rekord në këtë sektor.

PRECEDENTËT

Siç dihet më e shtrenjta është uniforma e Chicago Bulls e veshur nga Michael Jordan në ndeshjen e parë të finaleve të vitit 1998. Kjo uniformë është shitur në anakand në Nju Jork për plot 8.1 milionë paund.

Të apasionuarit pas objekteve, të cilat u kanë takuar legjendave në fusha të ndryshme, nuk kursehen në të tilla raste. Për shembull kitara e Curt Cobain e përdorur në “MTV Unplugged” në 1993 u shit për plot 4.2 milionë paund në 2020-ën.

Lexo më tej: Mrekullia e 8-të e Lionel Messi, shpallet fituesi i “Topit të Artë”

Sipas Brahm Watcher, shefi i sendeve të koleksionueshme pranë kompanisë të ankandit Southeby argumenton kështu vlerën e lartë të fanellave të Pleshtit: “Botërori Katar 2022 futet në eventet e medha pasi aty Messi u kurorëzua si lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *