• |
ide | kryesore

Stoltenberg viziton sot Kosovën dhe rajonin, takim me Vjosa Osmanin

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë sot Kosovën (20 nëntor), në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit. Stoltenberg do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, ndërsa pasdite do të mbërrijë në Kosovë, ku pritet të ketë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Më 21 nëntor, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ndalet në Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Në këtë të fundit, do të qëndrojë edhe më 22 nëntor.

Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë pjesë e aleancës. Zyrtarët shtetërore të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës, e ka përmendur se synon që vendi të anëtarësohet në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë vendim të Kosovës, ndonëse kanë tërhequr vërejtjen se për një anëtarësim të tillë duhet miratim i të gjitha vendeve të aleancës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *