• |
ide | kryesore

Ish-juventini Massimo Mauro: “Fiton Inter, bardhezinjve do t’i duhej Barella”

-Instant, Sport
Massimo



Me përfundimin e pauzës ndërkombëtare, vëmendja në Itali spostohet te super-ndeshja mes Juventus dhe Inter, që po afrohet gjithnjë e më shumë. Do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 20:45. Në lojë është kreu i renditjes në Serie A dhe prestigji në një sfidë që kthehet (më në fund) të përcaktojë fatin e një kampionati. Për t’iu afruar impaktit të ndeshjes në Allianz Stadium, Sportmediaset.it intervistoi Massimo Mauro, komentator i Mediaset për Champions League. Mauro, i lindur në vitin 1962, ka fituar një kampionat me Zonjën e Vjetër në sezonin 1985-186, si dhe një Kupë Ndërkontinentale.

Lexo më tej: Bremer, mesazh paralajmërues: “Juventus mes skuadrave më të mira në botë. Më pëlqen Premier”

Sipas jush, në cilin repart do të vendoset ndeshja? E kush mund të jenë njerëzit vendimtarë?

“Unë them mesfusha, Rabiot dhe Thuram mund të lënë gjurmë”.

Me çfarë lëvizjeje mund të surprizojnë kundërshtarin dy trajnerët?

“Unë po mendoj si Allegri dhe do të aktivizoja përpara treshen Chiesa, Vlahovic dhe Milik”.

Kush do të fitojë?

“Inter. Me një sukses të zikaltërve, ndeshja mund të jetë vendimtare për sa i përket titullit”

Cili lojtar i Interit do t’i përshtatej Juventus dhe anasjelltas?

“Unë them Barella për zikaltrit, tjetri është Bremer”.

Cili është derbi juaj i Italisë që ju kujtohet me shumë kënaqësi Massimo?

Një Inter-Juve në 1985 që u luajt në San Siro, unë isha në fushë. Më pas me Juventus ne vazhduam të fitojmë Kupën Ndërkontinentale (kundër Argentinos Juniors me penallti, red.).



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *