Nuk ishte aspak një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Sergino Dest, duke luajtur me kombëtaren amerikane kundër Trinidad & Tobago, për çerekfinalet e Ligës së Kombeve CONCACAF. Ish-mbrojtësi i Milan, i cili aktualisht luan për PSV, i huazuar nga Barcelona, ishte në fakt protagonisti negativ i ndeshjes. Amerikani u përjashtua, pasi mori dy kartonë të verdhë në më pak se 30 sekonda. E shokët e tij të skuadrës gati e rrahën.
Ishte minuta e 39′ e pjesës së parë, me SHBA të fortë në rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë dhe në avantazh 1-0 falë golit të Robinson, kur nisi çmenduria 30 sekondëshe e Sergino Dest. Mbrojtësi i krahut i PSV, pasi arbitri dha një rivënie për kundërshtarët, u tërbua. Ai e fluturoi topin në tribunë, duke marrë një karton të verdhë për këtë. Duke e parë atë dukshëm të nervozuar, disa nga shokët, Giovanni Reyna dhe milanisti Musah, iu afruan duke u përpjekur ta qetësonin, por pa rezultat. Ish-lojtari i Barcelonës filloi të shajë arbitrin Walter Lopez, i cili në atë moment nuk hezitoi t’i tregojë atij një të verdhë të dytë dhe pastaj të kuqin.
Shokët e tij të skuadrës nuk i pritën fare mirë skenat e Dest, teksa ai i hodhi edhe një puthje tallëse arbitrit në dalje. Kapiteni amerikan, Tim Ream, filloi t’i bërtiste në fytyrë fjalë të forta. Më pas kapitenit iu bashkua edhe portieri Matt Turner, i cili gjithashtu shtyu mbrojtësin e krahut për ta larguar nga fusha.
Sergiño Dest is sent off after receiving two back-to-back yellows 🔴
Watch live on TNT & Max 📺 pic.twitter.com/bOmNuAJjAh
— B/R Football (@brfootball) November 21, 2023
DEKLARATAT PAS NDESHJES E NDJESA
Pas ndeshjes (që përfundoi 2-1 për Trinidad me kualifikimin në gjysmëfinale të SHBA-së), Ream deklaroi: “Nuk mund të them publikisht atë që i thamë njëri-tjetrit privatisht. Është një mungesë totale respekti për djemtë që luajnë. Për ata që janë në pankinë. Është mungesë respekti për lojën dhe për arbitrat”, nënvizoi ai, ende i tërbuar. Trajneri Berhalter nënshkroi: “E pafalshme. Është shqetësuese sepse nuk është ajo që përfaqësojmë”.
Dest, që do të humbasë gjysmëfinalen e planifikuar për në mars, kërkoi falje publike pas ndeshjes me një postim të publikuar në Instagram: “Dua t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës, stafit, tifozëve dhe gjithë kombit për sjelljen: ishte e papranueshme, egoiste dhe e papjekur, zhgënjeva ekipin tim! Është diçka nga e cila duhet të mësoj dhe nuk do të ndodhë më!”.