• |
ide | kryesore

13 milionë euro të zhdukura në një sekondë: Arda Turan viktimë e një mashtrimi në Turqi: “Humba gjithçka”

-Instant, Sport
Arda



Disa muaj më parë viktima të një mega-mashtrimi ishin portieri i Galatasaray, Fernando Muslera dhe guruja e trajnerëve turq Fatih Terim. Një mashtrim i organizuar nga një drejtues i paskrupullt i bankës, i cili arriti t’u vjedhë shuma të mëdha të dyve, sidomos ish-portierit të Lazio. Megjithatë, me sa duket, e ka pasur edhe më keq Arda Turan.

Ish-mesfushori i Atletico Madrid dhe Barcelonës ndër të tjera dhe trajner aktual i Eyupspor, në një intervistë të fundit, zbuloi se iu zhdukën të gjitha kursimet nga i njëjti person që kishte mashtruar edhe kolegët e tij.

ARDA TURAN I VODHËN 13 MILIONË EURO

Futbollistët janë njerëz në evidencë dhe shpeshherë janë në shënjestër të personazheve oportunistë. E ajo që ndodhi me Arda Turan është një shembull i qartë i kësaj. Ish-ylli i kombëtares turke në fakt u mashtrua nga Secil Erzan, drejtor i një dege të Denizbank. Bëhet fjalë për të njëjtin person që kishte tërhequr një shumë të madhe parash nga llogaritë e personave të tjerë të famshëm. Po ky drejtor i bankës mashtroi edhe Muslera e Terim. Ai e kishte bindur Turan që t’i jepte praktikisht të gjitha kursimet e tij, 13 milionë euro. Premtimi ishte për t’i investuar në një fond, që do t’i garantonte fitime të larta në një kohë të shkurtër. Megjithatë, ato para u zhdukën.

Ish-lojtari i Atletico ka treguar i dëshpëruar, për Sport, historinë e tij: “Më mashtroi duke më thënë se do të fitoja me investimet e mia”, filloi ai duke iu referuar Erzan. “Kam investuar më shumë se 13 milionë euro, ishin të gjitha paratë që kisha fituar me përpjekjet e mia. Puna e disa viteve u zhduk në një çast. Më bëri të humbas të gjitha paratë që kisha fituar ndër vite, duke më mashtruar. Të gjitha kursimet humbën papritur”. Komenti i fundit është emblematik: “Ky rast më ka sfilitur plotësisht”, ka përfunduar Arda Turan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *