• |
ide | kryesore

Kaosi në Kuvend, reagon BE: Dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në interes të shqiptarëve

Lajme, Të fundit
Kuvend, PS



Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për kaosin e shkaktuar të hënën në Kuvend, ku u miratua buxheti për vitin 2024.

“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.



9 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Koment leshi, koment që nuk identifikon shkakun e problemit, që është DIKTATURA MODERNE, ku një mut si edvini sillet si monarkët e shekullit 15 në Europë, edvinit nuk i rruhet për Europën kurvë

    1. mjer ti ver veten tende o shoku qe i beson luftes Rama – Berisha. Sa mjeran qe je. Rama sot i beri nder dhenderit te Berishes, nepermjet kamikazes se vet Iliriana Olldashi. Ti vazhdon akoma vdekshin keta e vdekshin ata, nderkoh qe ty te ka len truni. Je nje thjesht nje militant vegel qe duhesh per te mbulu punet e pista e paktet e fshehta. Me flotoren i dergoi Doshin per te ndihmu Salen, Lulit ja rendoi pozitat me financimin rus per te ndihmu foltoren, kullen ja dha ne qender te Tiranes Saliut, ato te partizanit i kishte firmos dhe vet, sot nepermjet I.O. i liroi dhe dhendrin. Dhe ka akoma idjota ketu qe mendojn se keta jan armiq me njeri tetrin. Ah more mjeran, keta jan bahsk e keta nuk e len Sqhiperin te behet demokratike e funksionale, keta jan me keq se mafja.

  2. Bëmat e kamikazes’ Iliriana Olldashi që liroi dhëndrin e Berishës, la në burg deri në vdekje Enver Shehin për evazion fiskal, liroi drejtorin e LSI, Dashamir Xhikën, Lefter Koka dhe Lefter Alla në qeli edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore!

    Gjyqtarja Iliriana Olldashi, me një vendim të dyshimtë dhe në konflikt interesi

  3. nuk u ndje fare sot lapsi per Iliriana Olldashin. Ne 2021 e ka akuzuar si kamikaze te Rames. Po sot o lapsi cfar duhet me then, qe eshte kamikaze e Berishes? Se nqs eshte kamikaze e Rames, i bie qe Rama paska ndihmuar Berishen. Ca mendon lapsi per kete?

  4. “Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. ”

    Pallavra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *