• |
ide | kryesore

Lautaro shfryn dufin për ngjarjen në Maracana: “Në Brazil gjithnjë e njëjta histori. Por ne kemi bo*e”

-Instant, Sport
Lautaro



Në fushë në pjesën e dytë, Lautaro Martinez u prek thellë edhe nga ajo që ndodhi para Brazil-Argjentinë, me tifozët e Albiceleste të rrahur nga policia braziliane me shumë tifozë të lënduar dhe gjithë gjak. Sulmuesi zikaltër, që më pas u lëshua me festimet për fitoren 1-0 me golin e Otamendi, ka komentuar edhe incidentin në rrjetet sociale. “Është turp çdo gjë që ndodhi para fillimit të ndeshjes”, shkruan Toro në Instagram. “E njëjta gjë ndodh gjithmonë në këtë vend. Faleminderit të gjithë njerëzve që erdhën për mbështetje, ne do t’i mbrojmë gjithmonë në fushë”.

Në lidhje me suksesin që i lejoi Argjentinës të merrte kryesimin në grupin e Amerikës së Jugut përpara Kupës së Botës 2026, Lautaro tha: “Kjo skuadër vazhdon të bëjë histori. Argjentinasit kanë atributet e duhura”. Lautaro pritet të mbërrijë në Itali në orët e ardhshme. Inzaghi, në fakt, e pret në prag të derbit italian të dielën mes Juventus dhe Inter e nuk mund të bëjë pa lojtarin e tij më në formë.

Lexo më tej: “U rrezikua masakra”. Dhuna në Brazil-Argjentinë, urdhëri i Messi: “Të gjithë jashtë fushe”

Skenat ishin të frikshme. Pas përplasjes së fortë mes brazilianëve dhe argjentinasve, policia ndërhyri duke rrahur tifozët e Albiceleste. Messi dhe shokët e tij u futën nën sektorin e ultrasve për t’i kërkuar policisë të ndalonte dhunën. Pak shanse për të ndryshuar situatën, sepse dhuna e policisë vazhdoi me tifozë të lënduar dhe gjak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *