• |
ide | kryesore

22 Nëntori festë kombëtare/ Rama thumbon Kurtin: Unë e dëgjoj presidentin …

Lajme, Të fundit



Nga viti i ardhshëm 22 Nëntori do të jetë një ditë pushimi. Lajmi u bë i ditur në Samitin e tretë të Diasporës, ku 22 Nëntori, që është dita e Alfabetit do të jetë një ditë pushimi, ndërkohë që propozimi u dha fillimisht nga presidenti Bajram Begaj, dhe më pas u konfirmua nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit kërkoi që edhe Kosova ti bashkohej një nisme të tillë, pasi Maqedonia e ka shpallur më herët këtë datë një festë kombëtare.

Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të ftymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri tjetrin. Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferri, i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama gjatë fjalës së tij në samitin e tretë për diasporën.

Në samitin që po mbahet prej dy ditësh në Tiranë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm. Në vendin e tij Kosova prezantohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Në fjalën e tij përgjatë takimit të sotëm, Rama tha se shqiptarët janë në momentin e tyre më të mirë historik.

“Mira Murati, Dua Lipa, Ermonela Jaho, Rita Ora, Igli Tare, Lorik Cana e me radhë. Janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe i kanë arritur në maja të ndryshme të botës, por të përbashkët kanë fuqinë për ti shkuar deri në fund me çdo çmim realizmit të ëndrrës së tyre. Keta janë ata që ne njohim, por sa janë të panjohurit që në jetën e tyre kanë bërë të mundur atë që mundësitë e tyre nuk ua këshillonin ta kërkonin se ishte e pamundur.

Nëse ka një mësim nga suksesi i shqiptarëve në diasporë, është mësimi se asnjë ëndërr sado e madhe kur njerëzit e shohin me sy hapur nuk është e paarritshme përderisa e shohin, por sa janë të gatshëm ta synojnë ta arrijnë dhe të paguajeni të gjithë kostot e asaj përpjekje, te ngrihen nga gjitha rrëzimit, ti rezistojnë gjitha lodhjeve dhe zhgënjimeve në atë rrugë”, u shpreh kreu i qeverisë.



11 Comments

  1. “Suksesi i shqiptareve ne diaspore”, qe bytha jote me mut bolshevikesh permend, eshte deshtimi yt dhe i fares tende te qelbur ne Shqiperi!

  2. TI ÇFARË MERITE KE PËR:

    Mira Murati, Dua Lipa, Ermonela Jaho, Rita Ora, Igli Tare, Lorik Cana ??????

    ASGJË dhe ASNJË.

  3. Papapapa, sa mirë flet Edi Rama mor burrë. Nuk i bjen fjalë në tokë. Me pas lezet, jo si ai Koçi nga Tropoja që vetëm klith.

  4. Shqiperi e bukur Shqiperi e mjere, ty edhe eren e blinit ne Pranvere, ta vjedhen e zhduken per nje tender, t’kane vjedh, t’kane mjele poshteruar e shkele, Krejt Njejte EDVINJE e SALINJE Ngjajshem.

    Patriota Idiota Mediokra e Rustikale, qe kurre Shqiperi, s’te thane, te lutem as me fale, krejt njejte EDVINJE e SALINJE Ngjajshem.

    Me fallca agrare I njifni ashiqare, karaktere t’korruptume, pollavra t’oksidume KREJT NJEJTE EDVINJE e SALINJE Ngjajshem.

    Me Shmekera Ollosha, Bulasha Topkarosha, Hanem e Zotni, Kurnaza e Granaxhi, Xheparosha Jemshaqa, Zhvilla e Jebaca, Kicosha Pajtasha, Tapaxhi e Nabasha Krejt Njejte EDVINJE e SALINJE Ngjajshem.

    Shqiperi Mbreteresh pa kurore, I mere I rrite, e kurre s’te kuptojn, kjo kenge per ty nuk eshte epitat, se zemra jote eshte e madhe, dhe tjerat jane krejt llap.

      1. Televizorin e kycin
        Trurin e sh’kycin
        Sy hapur enderrojn
        Programet i jetojn

        I bertas ekranit
        Kqyri keta ibreta
        Me shkolle e pa shkolle
        Budall me banderol
        Krejt njejt , krejt njejt

        EDVINJE e SALINJE
        Ngjajshem
        Ngjajshem
        Ngjajshem

        Hahahaha 😂

  5. O Sherif antishqiptari që mbështet antishqiptarin e tradhëtarin me të madh Ramën. Ke shumë objekt për t’i thurur vjersha plotë atij dhe rilindjes, shpurë kriminale,hajdutë e perversë. Ti mor i mjerë të ka ngelë sahati të Enveri dhe te Rama sheh shëmbëlltyrën e tij. Ti s’mund të jetosh pa diktaturë se ke qenë shërbëtor i saj. Ti s’mund të jetosh i lirë sepse se kupton se çfarë është. Ndjen kënaqësi të jetosh i përulur dhe do të shikosh vetëm partinë dhe Edverin të vrasë, të vari dhe të zbrazi Shqipërinë duke zbatuar urdhërat nga Beogradi që me politikën e saj të kahershme është zhdukja e Kombit shqiptar.

    1. Gimi

      Une nuk jam me bijte e Dushanit e Enver Milladinit dhe Ram-Vucicit., por jam bijte e Xhafer Deves shoki , dhe nuk jam i Albanistanit
      Te pershendes dosti

  6. Hahaha sa kam qesh!!! Unë dëgjoj presidentin!!! O Zot çfarë kllouni. Dëgjon presidentin.Frazë me humor komunist. Është presidenti që të ri ty lepe peqe or i pandreqshëm!!

  7. Nese doni te dini metodat qe po perdor zoteria ne fjale per pastrimin etnik te shqiptareve lezoni

    Memorandumin e Vasa Cubillovoc te Vitit 1937. Ja disa metoda per pastrimin e arnauteve qe ai i propozon

    qeverise Serbe te asaj kohe :

    1. KRIJIMI I PSIKOZES per largim .

    2. TRYSNIA E APARATIT SHTETEROR. “Shteti deri ne skajshmeri duhet ti shfrytezoje ligjet ne menyre

    qe sa me teper tua veshtiresojne jeten arnauteve. Per kete ai propozon gjoba, burgosje, zbatim te

    pameshirshem te rregullave policore, prishjen e shtepive e deri tek lenia e qeneve neper rruge”-

    shkruan Cubrillovic ne memorandum.

    Une citova vetem dy pika te memorandumit qe ngjajne si dy pika uji me programin qe po zbaton

    rilindja per shpopullimin e Shqiperise fale te cilit vetem ne 10 vjet qeverisje u shperngulen nga

    Shqiperia mbi 900 mije shqiptaqre kryesisht te rinj e te reja. Per me teper klikoni tek |”Memorandumi

    i Cubrillocic” dhe do shikoni me syte tuaj se ku e ka gjetur frymezimin dhe metodat per pastrimin

    etnik te shqiptareve zoteria ne fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *