• |
ide | kryesore

OBSH vë alarmin/ Rritje e pashpjeguar e fëmijëve me polmonit në Kinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
obsh



OBSH i ka bërë një kërkesë zyrtare Kinës për një informacion më të detajuar mbi rritjen e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe aryre të pneumonisë që janë raportuar së fundmi tek fëmijët. Madje OBSH ka bërë edhe një rekomandim që popullata kineze të ndjekë masat për të zvogëluar rrezikun sëmundjeve të frymëmarrjes. Ndër masat e rekomanduara janë vaksinimi, distancimi, si dhe maskat ku është e nevojshme dhe “larja e rregullt e duarve”.

Në mesin e nëntorit, autoritetet kineze të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë raportuan një rritje të incidencës së sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë. Dy ditë më parë, mediat dhe ProMED raportuan shenja të pneumonisë së padiagnostikuar tek fëmijët në Kinën veriore.

“Është e paqartë nëse këto raste janë të lidhura me rritjen e përgjithshme të infeksioneve respiratore të raportuara më parë nga autoritetet kineze apo nëse janë ngjarje të veçanta”, – shpjegon Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila kërkoi “informacione të mëtejshme epidemiologjike dhe klinike, si dhe rezultatet e kërkimeve të bëra tek fëmijët”.

OBSH gjithashtu kërkoi informacion të mëtejshëm mbi tendencat e fundit në qarkullimin e patogjenëve të njohur, duke përfshirë gripin, SARS-CoV-2, RSV dhe mycoplasma pneumoniae dhe mbi barrën aktuale në sistemet e kujdesit shëndetësor. “Organizata është gjithashtu në kontakt me mjekët dhe shkencëtarët përmes partneriteteve tona teknike dhe rrjeteve ekzistuese në Kinë” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Opa, filloi avazi. Doli virusi numer 2, sepse po afrojne zgjedhjet ne USA. Eshte ne hall Bideja dhe elita, duhet nje lockdown dhe votim me poste qe ti siguroje pushtetin elites majtiste.

  2. Po pse kot sperkatet qielli me shi kimik? Shiheni qiellim te mbushur me shtellunga tymi te bardhe sikur sapo ka kaluar avioni. Me dhjetra shtellunga. Ja ato sperlatin helme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *