• |
ide | kryesore

“Të q* fmi e ça ke, ta thej kapak e kreve” – Si u kërcënua oficeri i SHISH nga grupi kriminal

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dosjen hetimore të SPAK për grupin kriminal, ku mes katër të arrestuarve është edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin nr.6 në Tiranë , Dedan Gjoni, ndër të tjera jepet të dhëna edhe për disa mënyra se si transportoheshin telefonat e posaçëm të koduar.

Këta telefona përdoreshin nga grupi i kokainës, për të zhvilluar biseda sekrete mes tyre.

Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky Ecc, tregohen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë. Zeneli i shpreh shqetësimin Sadrisë për bllokimin e këtyre telefonave në doganë.

Zeneli: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

Po ashtu në të njëjtat biseda tregohet edhe mënyra se si Bujar Ajeti nga Kukësi, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ pikërisht për këtë problem që i është hapur grupit me bllokimin e telefonave.

Ajeti: …Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash…



4 Comments

  1. Ajeti: …Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash…Nje cecen shpellkar ta perktheje gjuhen e ketij ceceni te salihut

  2. me vertet gjuhe shume e rende…… me kujtohen mire shiksat e 96 kur te ndalonin apo te rrifshin nuk e merrje vesh ca kerkonin

    1. Eshte gjuha e paster Gege.Sa per dijeni e flasin 70% e shqiptareve mbare globit.Ju jugoreve nese nuk ju pelqen, mos na merzitni kart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *