• |
ide | kryesore

Bardhi: Ku gënjeu Edi Rama për komisionet hetimore!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Arsyet që kryeministri Rama përmendi për refuzimin që i bën kërkesave të opozitës për të ngritur komisione hetimore, Gazment Bardhi i ka quajtur gënjeshtra. Sipas tij, nuk ekziston asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese që pengon opozitën të ngreje komisionet hetimore, por kjo ndodh vetëm me urdhër të Ramës.

“Edi Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese” shkruan Bardhi në një status në rrjetet sociale.

Statusi i plotë i Gazment Bardhit

Miku i Vangjush Dakos dhe bashkëpunëtori politik i Tom Doshit, refuzoi hapur apelin e partnerëve ndërkombëtarë për funksionimin normal të Parlamentit dhe dialog konstruktiv mes palëve për lejimin e mbikëqyrjes parlamemtare të pushtetit ekzekutiv.

Prej datës 5 tetor, Parlamenti është përfshirë në ngërç për shkak të refuzimit të mazhorancës për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës në Kuvend. Opozita nuk kërkon asnjë favor, përveç respektimit të Kushtetutës, për të mundësuar:

1. Lejimin e kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës që nuk varet nga vullneti i shumicës parlamentare;

2. Lejimin e Grupit Parlamentar të PD për t’u përfaqësuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita, duke hequr menjëherë dorë nga loja e emërimit të opozitës në Kuvend dhe ndërhyrja në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD;

3. Shqytimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej 2 vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.

Në vend që të reflektojë, në vend që të sillet si kryeministri i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar i BE, Edi Rama zgjodhi rrugën e gënjeshtrave.

Edi Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.

Edi Rama gënjeu publikisht kur tha se Gjykata Kushtetuese ka lënë porosi për të rregulluar ligjin për Komisione Hetimore. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk është bërë, në asnjë rast, pengesë për rregullime të mundshme në ligjin për Komisionet Hetimore, përkundrazi nga data 9 dhjetor 2022 ka propozuar një projektligj për këtë qëllim, por që mbahet i bllokuar si një prej 31 projektligjeve të propozuara nga deputetët e opozitës.

Edi Rama genjeu pa turp kur tha se kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore bazohen në thashetheme.

Cili është thashethem: “Shqetësimi i datës 17 Gusht 2023 i Ambasadës së SHBA për ndërhyjet e paligjshme në sistemin TIMS”?

Cili është thashethem: “Konstatimi i gjykatës së posaçme kundër korrupsionit se në koncesionin e sterilizimit kostoja është e shtuar në mënyrë abuzive dhe se ajo është lidhur në kushtet e konfliktit të interesit”?

Cili është thashethem: “Konstatimi i KLSH, që për vitin 2022 qeveria ka paguar 20 mijë fatura fiktive dhe që qytetarët nuk i kanë përfituar shërbimet për koncesionin e check-up”?

Cili është thashethem: “Që, në kushtet e konfliktit të interesit, Edi Rama ka miratuar statusin e investitorit strategjik për mikun e tij, Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së tij Olta Xhaçka”?

Të 3 kërkesat e opozitës janë të drejta dhe kushtetuese. Edi Rama duhet të heqë dorë nga sjelljet autoritare, përfshirë edhe qëndrimin e sotëm, që, pasi tentoi të shuajë zërin e opozitës me forca sigurie në Kuvend, kaloi tek tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës me “drejtësinë” që u dashka të përndjekë deputetët që reagojnë. Qëndrime të tilla, dhuna dhe shantazhi, vetëm sa na forcojnë bindjen dhe vendosmërinë se jemi në rrugën e duhur për të mos lejuar një Parlamentin një partiak dhe autokrat që kërkon të ndërtojë Edi Rama, duke asgjesuar opozitën dhe të drejtat e saj.


7 Comments

  1. O Bardhi, jazek te qofte, si ta nze goja aste fjale e thua per kryeministrin me te shquar qe ka

    bota se ai po genjen. Po kur ka genjyer KM o qafir? A pat thene se do i fuse njerzit

    ne burg dhe e mbajti fjalen futi 38 000 vetem per nje vit, disa prej te cileve dolen te vdekur

    A pat thene se do i rrafshoj shtepite , dhe shembi mbi 8800 shtepi duke nxjerre banoret ne

    rruge te madhe, a pat thene se nuk largohet kur te doje populli por kur te doje ai, dhe ja

    ku e kemi perseri ne krye te qeverise edhe pse popullit ia ka pru ne maje te hundes dhd

    po ikin me qindramijera per ti shpetuar regjimit te tij?

    A pat thene s’keni pare gje akoma ? Dhe ja perdite rriten taksat, shtohen te reja, rriten cmimet

    e produkteve baze, jetesa behet gjithenje e me e veshtire per tu perballuar dhe per pasoje

    mbi 65% e popullit eshte shprehur qe po te kete mundesi largohet nga Shqiperia.

    Ky i ka mbajtur te gjitha premtimet per ti q… nenen ketij populli dhe po ja ……

    Ju ku jeni me premtimet tuaja se ky eshte ne rregull me te vetat.

  2. “Edi Rama gënjeu hapur kur tha se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore të ngritura me kërkesë të 1/4 të deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese.”

    Qellova qe e degjova Ramen. Rama nuk that se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese Komisione Hetimore. Ai tha qe nje nga ato eshte shpallur antikushtetuese dhe se gjykata atehere ka dhene rekomandime per komisionet hetimore. Kete tha Rama. Rama gjithashtu tha qe rekomandimet e gjykates kushtetuese duhet te implementohen ne ligj, dhe jo, sipas Gazit qe ka lene porosi. Mesa di une nuk egziston nje sistem porosites i gjykates kushtetuese. Ajo shprehet per nje ceshtje qe ka lidhje me kushtetuesen. Nese i bie ndesh, atehere ajo automatikisht duhet te reflektohet ne ligj, nuk ka nevoje per porosi.

  3. Maloku patronazhist krahason një jurist tepër i pregaditur me një mësues vizatimi dhe më e keqja është të jep dhe mend sikur ka bërë drejtësi në Oksford!!!

    1. Heshtin shoqatat/ Berisha kërcënon gazetarin Artan Hoxha: Do përfundosh aty ku e kanë vendin Bajrët!Gimi ceceni mbron Gei Gazin e salihut,na doli qe dhe gimi eshte nje bythqir qe pelqen karin e shpellkareve te salihut.

  4. Nje pyetje te thjeshte kam : Do kemi ndonje tj ne deren e SPAK ?! Se me mire te shohim keta ne television se sa telenovelat turke me REIHANA E HALILA Haaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *