• |
ide | kryesore

Marrëveshja/ Hamasi liron 24 pengje, Izraeli 39 të burgosur (VIDEO)

Arkiva, Planet, Të fundit



Mediat izraelite, teksa cituan zyrtarë të sigurisë, raportuan se militantët e Hamasit kanë liruar 13 pengje izraelitë pas gati shtatë javësh në Gaza.

Times of Israel shkruan se tashmë ata kanë kaluar në Egjpt. Ndërkohë edhe 11 pengje tajlandeze tashmë janë të lirë.

Pengjet ishin të gjithë burra dhe nuk mbuloheshin nga marrëveshja e armëpushimit me Izraelin që lidhet me gratë dhe fëmijët.

Sipas zyrtarëve negociatat nisën kur ministri i jashtëm i Tajlandës vizitoi Katarin më 31 tetor. Në këmbim të pengjeve izraelitë, 39 të burgosur palestinezë u liruan nga Izraeli gjatë ditës së sotme.

Ata do të dërgohen në burgun Ofer të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, përpara se Kryqi i Kuq t’i dërgojë në vende të tjera atje dhe në Jerusalemin lindor.

https://www.youtube.com/watch?v=HjZvDhUO13E



1 Comment

  1. Cudi, se Bibi Netanyahu deklaronte se sdo kishte kurre armepushim e aq me teper lirim te Palestinezeve??

    Ca te kete ndodhur valle? Mos ja ka shkulur pak veshin Bideja i ka thene e bere balte me 16,000 te vrare dhe me eshte kthyer dhe elektorati socialist kundra ne US?:) Apo mos Bibi ka pesuar ca humbje ne fushebeteje dhe po mbledh forcat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *