• |
ide | kryesore

Berisha: Afera e djegësave shkon 1 miliard euro, kryepërgjegjësi është Rama

Lajme, Të fundit
sali berisha, Lezhe



Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të tij me simpatizantë në qytetin e Lezhës, vijoi me akuzat ndaj kryeministri Edi Rama për sa i takon aferës së inceneratorëve.

Ai theksoi se vjedhjet e legjitimuara vijojnë prej vitesh dhe ato kapin shifrën e 1 miliard euro.

Berisha:

“Ne kërkojmë të hetojmë atë që quhet ligji i konfliktit të interesit. Kjo do të thotë se a e kë përdorur ti pushtetin për t’u pasuruar apo jo. Përdorimi i pushtetit për pasurim, dënohet me ligji. Ndalohet me Kushtetutë. Po pse nuk e lejon ai? Sepse vetë dhe soji i tij vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Sepse ai që firmos fap e fap, firmos për xhepin e tij dhe soj sorollopin e tij. Po një kryeministër nuk firmos kurrë fap e fap. Një kryeministër matet 7 herë para se të firmoset 1 herë. Atë matje e ka për ju, se çdo firmë e tij u kushton ju. Nuk ka ndodhur në një vend, nuk mund të imagjinohen vjedhjet e tmerrshme që kanë ndodhur mbi ju.

Do ju jap një aferë, e keni dëgjuar mijëra herë. Djegësat. 1 miliard euro shkojnë. Kush është kryepërgjegjësi? Kryepërgjegjësi është vetëm Edi Rama. Po pse? Ua them politikisht këtë? Jo, ua them me dokumenta. Sepse qeveria që dorëzoi pushtetin, me një fond të BE prej 4 milionë euro, bëri masterplanin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri. Dhe, ekspertët më të mirë të Europës me shqiptarët, konkluduan se trajtimi i tyre duhet të bëhet me landfill, depozitim, përzgjedhje, riciklim. Erdhi ky tani, për të vjedhur, e përmbysi këtë. Firmosi me firmën e tij që të kalohet te djegësit. Gjer sot janë shpenzuar 200 milionë euro. Asnjë djegës nuk funksionon në Shqipëri. Djegësi i Tiranës ka marrë 130 milionë, asnjë djegës nuk ka në Tiranë.”



9 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Poezi nga Bertolt Brecht

    Oh, ju fatzinj
    Vëllait tuaj i bëhet dhunë, dhe ju mbyllni sytë!

    I prekuri bërtet fort dhe ju heshtni?

    Dhunëbërësi sillet rrotull dhe zgjedh prejat e tij,
    Dhe ju thoni:
    Ne ai na kursen, sepse s’tregojmë asnjë
    Mospëlqim.

    Çfarë qyteti është ky, ç’njerëz jeni ju vallë?
    Kur në një qytet ngjan një padrejtësi,
    duhet të ketë një Revoltë.

    Dhe atje ku s’ka revoltë,
    është më mirë që qyteti të humbasë
    Nga një zjarr, përpara se të bëhet natë.

    1. joooooo ,

      jemi mire,
      djathi 12 mije
      mishi 18 mije
      nafta 2 mije

      pensioni 180 mije
      dritat 100 mije
      ilacet dhe analiza 100 mije

      ci duam te tjerat!
      edhe bar do hame por partine nuk e nderrojme

      te na rroje partia dhe Edveri!

    1. 10 jane bo qekur

      ja po te bej nje laps te thjeshte

      2013 2014 buxheti 3.8 miliard euro 1 euro 1400 leke , borxhi publik 58%

      sipas KLSH dhe BERZH 40-50% e buxhetit shperdorohet
      pra gati 2miliard te vjedhur direkt
      qeveria lexo rama merr hua 1 miliard euro per rilindjen urbane nga fmn, nje suskses i papare, sepse u vodh i teri , lojrat e fatit marrezia pa fund dhe fundi i marrezise, treg me rreth 500 mlione euro ne vit, plus dhuna dhe arketimi i cdo detyrimi nga kesh i llogaritur ne miliarda , por keto nuk jane te hyra ne buxhet
      deri ne
      2015 jane rreth 5-6 miliarde euro te vjedhur

      vijme tek kanabizimi i shtetit 2016 masivisht

      10 miliarde euro minimalisht shtese nga te cilat rama ka 20-30%, pa drogerat e renda , heroine ne kukes dhe kokaine ne xibrake, keto qe u kapen i bie gati 2miliarde ne vit extra buxheti , ne vit jane 4 deri 5 miliarde arketim nga rama , rilindja ka 10% tjeter , plus bumi i ndertimeve qe fillon ne 2015 dhe 2016 dhe mijra euro nga ndertuesit per lejet dhe inceneratoret borxhi publik pa PP eshte 88% me gjithe PPP shkon ne 120%
      2014 2015 2016 rama ka mbledh 10 miliarde euro

      tregtia me bolivine, perune, brazilin, kolumbine me importine bananve eshte rritir 100 mije here, a thu se shqiptaret jetojne me banane, me qindra kile kokaine trafikohen, dhe ketu fitimi eshte marramendes. miliarda euro qe hyjne ne vend dhe kuptohet pas 2017 pjesa tjeter eshte histori
      vijme ne ditete sotme, euro 1000 leke, per 10 eshte zhvleresuar 40% . YKV kane dekalrauir rritje te kembimit 100% nga 2016 e ketej , dhe ZKV deklarojne gjysmen ose 1/3 e transaksioneve. narkoeurot jane derdhur lume. Per popullin kar dhe liridashes cmimet e shportes jane rritur 50%, cmimet e banesave m2 eshte 2fishuar mesatarasht. nderkohe shqiperia nuk eksporton gje dhe ne fakt i kane ikur 1 milion vete ,

      10 miliardi eshte kap prej kohesh nga rama. rama keteo leke i ndan me ate qe i ka dhene mbeshtjete dhe i ka vene ne dispozicionin rrjetitn e tij, plakun george, dhe cuninn alex se mbiemri mund tiu trembe,

      shembull konkret i venies ne dispozicion eshte rasti mcgonical, kuptohet me pagese per punen qe beri per ramen, dha 250 mije usd. sa te tjera ka marre nga rama e di rama , por dime qe shume biznesmene e politikane dhane plot miliona

      gjerat jane te thjeshta, njerezit i ngaterrojne kot. 10 miliarde jane hicasgje kur nje vile ne palase fillon nga 500 mije deri 1 milion euro. llogaria eshte e thjeshte per cdo leke qe qarkullon rama merr pjesen e vete, buxhet dhe jo buxhet, dhe kur behet deti kos me narkoeuro fitimet jane te medha dhe 10 miliarde eshte hicasgje per ate qe e beri te mundur kete skeme, Ramen

      Skeme qe me thone te drejten e bente cdo njeri para tij por qe nuk e bene sepse thjeshte kjo eshte gjeja me poshter , shkterruese ne qelize qe mund ti besh nje vendi, narkoshtet , dhe sado hajdut te ishte nano, nuk e coi ne kete derexhe, as ai nuk e donte kete gje. sado ta donte Doktori pushtetin, nuk e beri kete gje,

      mos te te duken shume 10 miliarde euro or fugshqyer kur buxheti eshte 7 miliarde dhe kur droga qe qarkullon dhjetra miliarde euro ne vit. i ben per 1 vit

  2. Po ti mo z. Berisha nuk votove raportin e komisionit hetimor te PD te drejtuar nga z. Tabaku. Tani dek dhe ben gam gam kot. Ti ben per te mbrojtur vehten tende dhe familjen tende. Thjesht hajduti bertet kapeni hajdutin.

    1. O mos u turrni o burra…Rama eshte i mire,Nuk eshte hajdut,,Nuk ka fjet fund urave Te parisit,po ikonat sa i shit…dhe maroj villen ne surell me part e ikonave…haha po pra duhet hajduti Te udheheq kete shtet hajdutesh,eeee Shum shtete me deshire do ta kishim ne krye kete lider global,e fut koken si thou i Eger …!!!

    2. tabaku??? ajo qe e sabotoi komisionin??? ajo ishte e komandume e kontrollume , te pakten ata te themelimit arriten te nxjerrin disa gjera,. te ishte per tabakun do i kishim dhon medalje rames per inceneratoret

  3. Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.

    Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.

    Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.

    Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.

    Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.Djegsi me i madh eshte salih karaxhici o Hijena e ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *