• |
ide | kryesore

Policia njoftim qytetarëve të bllokuar në Qafë Murriz: Afrohuni te makinat, për pak hapet rruga

Lajme, Të fundit
drejtuesit e mjeteve që janë bllokuar në Qafë Murriz



Për shkak të motit të keq afro 300 automjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Murriz prej orësh. Mbas ngritjes së alarmit për situatën ka ardhur edhe reagimi i policisë. Blutë i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që janë bllokuar të afrohen pranë makinave, pasi për pak minuta do të nisë të hapet rruga.

Sipas policisë, borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ku prej orës 14:00, më shumë se 300 qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Kjo thirrje erdhi pasi drejtuesit e mjeteve braktisën makinat për shkak të temperaturave të ulëta, duke u strehuar përkohësisht në lokalet e zonës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *