• |
ide | kryesore

Milan, kualifikohet në 1/8 e Champions nëse: të gjithë kombinimet para Borussia Dortmund

-Instant, Sport
Milan


Milan-Borussia Dortmund përfaqëson një udhëkryq të rëndësishëm për sezonin e kuqezinjve. Nga ndeshja në San Siro, mund të ketë edhe një rezultat përfundimtar që duhet shmangur absolutisht. Skuadra e teknikut Pioli do të eliminohej para kohe nëse do të humbiste ndaj gjermanëve dhe PSG do të mundte Newcastle. Në të gjitha rastet e tjera, vendimi do të shtyhej për raundin e fundit të caktuar për 13 dhjetor. Me mposhtjen e Borussia shanset për të kaluar do të jenë konkrete, ndërsa me një tjetër rezultat fitorja në St James’ Park mund të mos mjaftojë. Të gjitha skuadrat janë ende në garë për kualifikim.

KLASIFIKIMI I GRUPIT F

Borussia Dortmund 7 pikë (3 gola të shënuar, 2 gola të pësuar)
PSG 6 (7-6)
Milan 5 (2-4)
Newcastle 4 (4-4)

KALENDARI I RAUNDIT TË PESTË (e martë 28 nëntor)
Milan-Borussia Dortmund
PSG-Newcastle

KALENDARI I RAUNDIT TË GJASHTË (e merkurë 13 dhjetor)
Newcastle-Milan
Borussia Dortmund-PSG

TË GJITHA KOMBINIMET E MUNDSHME

Nëse Milani fiton me Borussia Dortmund e Psg mund Newcastle:
Klasifikimi: PSG 9-MILAN 8-BORUSSIA D. 7-NEWCASTLE 4

Milani KUALIFIKOHET nëse fiton me Newcastle ose barazon e Borussia D. nuk fiton me PSG

Nëse Milani fiton me Borussia Dortmund e PSG e Neëcastle barazojnë:
Klasifikimi: MILAN 8, PSG 7, BORUSSIA D. 7, NEWCASTLE 5
Milani KUALIFIKOHET nëse fiton ose barazon me Newcastle. Në rast humbje të kuqezinjve e barazimi mes Borussia D. e PSG duhet parë diferenca e golave, duke qenë se skuadrat mbërrijnë të gjitha me 8 pikë. Nëse fiton një mes Borussia e PSG, këta kualifikohen, bashkë me Newcastle (pikë të njëjta, por në avantazh ndaj Milan në përballjet direkte).

Nëse Milani fiton me Borussia Dortmund e Newcastle fiton me PSG:
Klasifikimi: MILAN 8, NEWCASTLE 7, BORUSSIA D. 7, PSG 6
Milani KUALIFIKOHET nëse fiton ose barazon me Newcastle. Nëse humbet, duhet të shpresojë që të mbyllet barazim Borussia D.-PSG
Nëse Milani barazon me Borussia e Psg mposht Newcastle:
Klasifikimi: PSG 9-BORUSSIA D. 8-MILAN 6-NEWCASTLE 4
Milani KUALIFIKOHET nëse fiton me Newcastle e Borussia D. nuk fiton me PSG

Nëse Milani barazon me Borussia e PSG e Newcastle barazojnë:
Klasifikimi: BORUSSIA D. 8-PSG 7-MILAN 6-NEWCASTLE 5
Milani KUALIFIKOHET nëse fiton me Neëcastle

Nëse Milani barazon me Borussia e Newcastle fiton me PSG:
Klasifikimi: BORUSSIA D. 8-NEWCASTLE 7-PSG 6-MILAN 6
Milani KUALIFIKOHET nëse fiton me Neëwcastle

Nëse Milani humbet me Borussia e Psg mposht Newcastle:
Klasifikimi: BORUSSIA D. 10-PSG 9-MILAN 5-NEWCASTLE 4
Milan I ELIMINUAR
Nëse Milan humbet me Borussia e Psg e Newcastle barazojnë:
Klasifikimi: BORUSSIA D. 10-PSG 7-MILAN 5-NEWCASTLE 5
Milan KUALIFIKOHET nëse fiton me Newcastle e Borussia D. mposht PSG.
Nëse Milan humbet me Borussia e Newcastle mposht PSG:
Klasifikimi: BORUSSIA D. 10-NEWCASTLE 7-PSG 6-MILAN 5
Milan KUALIFIKOHET nëse fiton me Newcastle e Borussia D. nuk humbet me PSG

KRITERET NË RAST SE ARRIHET ME PIKË TË BARABARTA

– Numri më i madh i pikëve të marra në ndeshjet e grupeve të luajtura ndërmjet skuadrave
– Diferencë më e lartë e golave në ndeshjet e grupeve të luajtura ndërmjet skuadrave
– Numri më i madh i golave të shënuar në ndeshjet e grupeve të luajtura ndërmjet skuadrave
– Diferenca e golave superiore në të gjitha ndeshjet e grupit
– Numri më i lartë i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit
– Numri më i madh i golave të shënuar jashtë shtëpisë në të gjitha ndeshjet e grupit
– Numri më i lartë i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupit
– Numri më i madh i fitoreve jashtë fushe në të gjitha ndeshjet e grupit
– Totali më i ulët i pikëve disiplinore bazuar vetëm në kartonët e verdhë dhe të kuq të marrë nga lojtarët dhe zyrtarët e ekipit në të gjitha ndeshjet e grupit
– Koeficienti më i lartë i UEFA-s për klubin

KUR HIDHET SHORTI I 1/8 TË CHAMPIONS?

Shorti për raundin e parë me eliminim direkt të edicionit 2023/24 do të hidhet në Nyon të hënën më 18 dhjetor në orën 12:00.

Lexo më tej: Milan, rikthimi i Leao rrezikon të shtyhet: ndeshja vendimtare me Dortmund më larg

MILAN NË 1/8, KUR ISHTE HERA E FUNDIT?

Kuqezinjtë u kualifikuan për herë të fundit në 1/8 sezonin e kaluar, duke arritur deri në gjysmëfinale, ku humbi ndaj Inter. Hera e mëparshme ishte në 2020/21. Me atë rast ata u eliminuan nga Manchester United: 1-1 në Old Trafford dhe 0-1 në San Siro. Për të gjetur raste të tjera duhet të kthehemi në periudhën katërvjeçare 2009-2013. Në këto katër edicione, ata arritën në çerekfinale vetëm një herë: në vitin 2012, duke u eliminuar nga Barcelona.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *