• |
ide | kryesore

Pamjet dramatike/ Si u grabit në mes të rrugës ish-sulmuesi i kombëtares së Brazilit

Arkiva, Lajme, Të fundit
brazilit


Janë publikuar pamjet e momentit dramatik kur ish-futbollisti i Brazilit, Fred është grabitur pasi i vunë armën në kokë. Futbollisti në pension u nxor me forcë nga makina e tij, pasi u rrethua nga një bandë e dhunshme. Ai u dorëzua duke u shtrirë në trotuar me fytyrën poshtë dhe duke qëndruar aty për 17 sekonda përpara se të kërkojë ndihmë pasi grabitësit u larguan duke marrë automjetin e tij.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 1 të mëngjesit të së enjtes teksa Fred kthehej nga stadiumi Maracana i Rio de Janeiro pas fitores 1-0 të klubit të tij Fluminense ndaj São Paulo. 40-vjeçari, drejtor i planifikimit sportiv të Fluminense, kishte qëndruar në stadium për një takim jozyrtar me lojtarët dhe zyrtarët e tjerë të klubit pas fitores.

Ai u grabit në lagjen e famshme Ipanema të qytetit brazilian. Pamjet e grabitjes e cila zgjati vetëm 46 sekonda tregojnë 3 burra duke zbritur nga një makinë e bardhë që e kishte ndjekur dhe vrapuan drejt automjetit të tij përpara se ta detyronin me armë që ai të dilte jashtë. Dy bashkëpunëtorë të tjerë në një motoçikletë duket se po prisnin aty pranë duke vëzhguar policinë. Përveç makinës së tij luksoze, grabitësit morën edhe celularin e Fredit.

Ai u pa duke u ngritur, i tronditur, por i palënduar. Ai duket që po kërkon ndihmë pasi grabitësit u larguan me automjetin e tij. Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga policia dhe nuk mendohet të ketë pasur arrestime.

Fred, emri i plotë Frederico Chaves Guedes, është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Fluminense, me 199 gola në të gjitha garat. Ai shënoi 18 gola në 39 paraqitjet e tij për Brazilin. Ai është gjithashtu golashënuesi i dytë më i mirë i ligës së Serie A të Brazilit, me 159 gola. Ai ka luajtur për Atletico Mineiro, Cruzeiro dhe Lyon në Francë të cilin ai e ndihmoi të fitonte 3 tituj radhazi të Ligue 1.

Ai bëri debutimin e tij për Brazilin në 2005 dhe u zgjodh për Kupën e Botës 2006. Sulmuesi ishte një nga “kokat e turkut” për Brazilin që dështoi të fitonte turneun e vitit 2014 pas një humbjeje poshtëruese në gjysmëfinale 7-1 ndaj Gjermanisë. Në vitin 2020 ai përfundoi një ecje bamirësie prej 370 miljesh me biçikletë nga Belo Horizonte në Rio. Me qëllimin e mbledhjes së parave për bamirësi, kompanitë që sponsorizuan udhëtimin e Fredit dhanë komplete ushqimore për çdo kilometër që ai kaloi.

Në rezultatin përfundimtar u shpërndanë rreth 4000 shporta ushqimore. Kthimi i Fred për fat të keq përkoi me pandeminë Covid-19 dhe ai u përshëndet nga rrugët boshe në mbërritjen e tij ndërsa mbante një maskë dhe tundte një këmishë Fluminense pas 5 ditësh në biçikletë. Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në korrik të vitit të kaluar. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *