• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës: Kemi nisur hetimet për ngjarjen

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka deklaruar se ka hapur një rast hetimi për dyshimet e shpërthimit të një granate dore në Mitrovicë të Veriut pak pas mesnatës. Nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Granata dyshohet të ketë shpërthyer në rrugën “Perandori Dushan” dhe ka shkaktuar “dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie”, sipas Elshanit.

“Njësitet kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Policia, pas konsultimit me prokuror, ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *