• |
ide | kryesore

Video/ Camarda vendos rekordin në Serie A: milanisti debutoi 15 vjeç, 8 muaj e 15 ditë kundër Fiorentinës

-Instant, Sport, Video
Camarda



Francesco Camarda bëhet lojtari më i ri debutues në Serie A i të gjitha kohërave. Sulmuesi kuqezi, i lindur më 10 mars 2008, hyri në fushë në minutën e 83′ të ndeshjes Milan-Fiorentina, duke zëvendësuar Jovic. Adoleshenti është vetëm 15 vjeç 8 muaj e 15 ditë dhe kaloi rekordin e Wisdom Amey të Bolonjës, i cili bëri debutimin e tij në Serie A më 21 maj 2022 në Genoa-Bologna, në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë. Camarda, sapo u fut në fushë, u prit me ovacione nga publiku në San Siro.

POSTIMI I MILAN

Në vendin e tretë në këtë renditje speciale, të barazi të plotë (15 vjet, 9 muaj e 5 ditë), janë Pietro Pellegri (Torino-Xhenova 1-0 më 22 dhjetor 2016) dhe Amedeo Amedei (Roma-Fiorentina 2-2 më 1 maj 1937).

POSTIMI I LEGA SERIE A

Sa për kronikën, Milan mposhti 1-0 Fiorentinën në javën e 13 të Serie A, duke rigjetur suksesin në kampionat pas më shumë se një muaji e gjysmë. Kuqezinjtë iu përgjigjën fitores së Napolit falë penalltisë së fituar dhe shndërruar në gol nga Theo Hernandez në kohën shtesë të pjesës së parë. Pavarësisht mungesave të shumta dhe vuajtjeve në finale, erdhi një sukses shumë i çmuar për teknikun Pioli. Një mënyrë për tu përgatitur më mirë për ndeshjen vendimtare të së martës ndaj Borussia Dortmund. Italiano, në vend të kësaj, pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe tani rrezikon të kalohet nga Roma dhe Bolonja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *