• |
ide | kryesore

Dushet me defekt në “Allianz Stadium”: Inter kthehet në Milano pa u larë

Sport, Video
Inter


Një dush i këndshëm e i nxehtë është ajo për të cilën çdo lojtar shpreson në fund të një ndeshje të vështirë si Derbi i Italisë, ku Juventus dhe Inter luftuan për kreun e kampionatit. Aq më tepër nëse merren parasysh afërsisht katër gradët në Torino të dielën në mbrëmje. Zikaltrit, të cilët u rikthyen në dhomat e zhveshjes në “Allianz Stadium” pas barazimit 1-1 në nëntëdhjetë minutat e sfidës, nuk mundën ta kishin këtë “luks”.

Në fakt, askush nga lojtarët nuk mundi të përdorte dushet, për shkak të një defekti në pompat e stadiumit. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, zikaltrit u gjendën përballë presionit të pamjaftueshëm të ujit në “Allianz Stadium” dhe u detyruan të ktheheshin në Milano me autobus pa u larë. Nuk duket situata ideale, por ndoshta dushi i nxehtë i shtyrë për më vonë, në kthimin në Milano, mund të ishte relaksi i duhur për zikaltrit në kthimin në shtëpi.

Lexo më tej: Video/ Juventus i tërbuar për golin e Inter, moviola e ish-arbitrit Cesari hutuese: “Fajin e ka Chiesa, se u ngrit shpejt”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *