• |
ide | kryesore

“Nuk e mendoja, u takova për kortezi”. Duka zbulon si i ndryshoi mendjen Sylvinho. Për premiot: “Nuk kemi lekë tani”

Sport
Duka



“Asnjëherë nuk e kisha menduar që do të kishim një trajner brazilian. Me Silvinjon në Milano ishte më shumë një takim për etikë, që duhej bërë meqë ishte një nga kandidatët, sesa bindje se mund të ishte trajneri i Shqipërisë. Por në takim me mënyrën se si ai i perceptoi gjërat e përkrahu projektin dhe uria e tij për sukses filloi të na bindë. Megjithatë nuk është se ishim të sigurt që me këtë zgjedhje do të bëjmë kaq mirë apo do shkojmë në Europian”. Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka zbuluar se nuk e mendonte fillimisht brazilianin Sylvinho, si trajner të kombëtares. Në një intervistë për Top Channel, kreu i Federatës ka zbuluar edhe një detaj në kontratën e brazilianit, shumë dëmethënëse dhe siguruese për tifozët.

E megjithatë, ajo zgjedhje, më tepër instiktive, rezultoi të ishte e duhura: “Tani që ka përfunduar edicioni rezulton që kemi bërë zgjedhjen e duhur, zgjedhjen më të mirë për këtë moment. Ky është objektiv i arritur kur bëmë strategjinë e futbollit. Do shkojmë në Gjermani një kompeticion shumë më i vështirë – tha Duka, duke shtuar -. Duke i njohur vështirësitë, duke i respektuar të gjitha skuadrat që janë atje, objektivi jonë minimal është që të kalojmë grupin dhe pastaj sa më gjatë të rrimë në Gjermani aq më mirë është”.

Lexo më tej: Nga Çuni te Asllani e zgjedhja e Sylvinhos, Duka rrëfehet për “SportItalia”: “Shqipëria theu çdo rekord”

SI ËSHTË KONTRATA E BRAZILIANIT?

Presidenti Duka zbulon edhe një detaj në lidhje me kontratën e brzilianit: “Kontrata e Sylvinho përfundon pas Europianit. E fakti që kemi bërë këtë kontratë që nga fillimi tregon se ka qenë një projekt për të qenë në Europian dhe jo për të ndërprerë kontratën pas ndeshjeve kualifikuese. Padyshim që kemi filluar të mendojmë dhe së shpejti do të bisedojmë me trajnerin. Unë mendoj se ai është i lumtur dhe e ka shijuar vërtetë këtë sukses në Shqipëri.

PARATË E PREMIOS… MË VONË

Përpara nisjes për në Gjermani do të ofrohet edhe rinovimi i kontratës për teknikun, ashtu si edhe çështja e premiove: “Për kualifikimin në Europian ne e kemi të përcaktuar premion që do të kenë futbollistët. Stafi gjithashtu e ka në kontratë. Nuk është se kemi para tani për t’ua dhënë premiot futbollistëve dhe stafit, por do t’ua japim në momentin që sapo të arkëtojmë ato të ardhura që vijnë nga Europiani. Di të them vetëm një gjë, më shumë sesa 50% apo rreth 50% e shumës që arkëtohet do të jetë për premiot, stafin dhe futbollistëve të ekipit tonë Kombëtar” e mbylli Duka.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *