• |
ide | kryesore

Pacienti i νdiq rrugës, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq pesë mjekë të spitalit rajonal

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim pesë mjekë për spitalit për neglizhencë. Sipas Prokurorisë, pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë. Akuzat janë se i ndjeri nuk është hospitalizuar dhe s’ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë. Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambientet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marrjen e mjekimit.

Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktitet të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Mjekët:

Ledjusa Muhametaj
Enton Dore
Agim Sulaj
Aleks Sulejmani
Ndriçim Bala


2 Comments

  1. pertej fatkeqesise se te ndjerit

    vlen te theksojme se rames nuk i plas kari fare, shendetesia falas funksionon

    pandemia kaloi dhe askush nuk po i ben pershtypje fakti qe mijra prinder vdiqen per shkak te shendetesise falas por sic duket populli kurve shqiptar, meriton edhe me keq

    1. Përveç asaj q[ shkruan ti dhe që është shumë e drejtë, prokuroria politike, që nuk ia mban me u marrë me politikanë e kriminelë, për të realizuar planin e akuzave të bërë shkon dhe ngre 5 akuza sikur të kishin bërë komplot, kundër atij fakirit, me qëllim që të trgojë se prokuroria është në mbrojtje të qytetarit, kur në fakt është kjo prokurori dhe drejtësi që kanë bërë që gjërat të shkojnë keq e më keq në këtë mut ven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *