• |
ide | kryesore

Shqiptarët shpenzojnë për veshje më shumë sesa mesatarja europiane në raport me buxhetin total

Lajme, Të fundit
Shqiptarët shpenzojnë për veshje më shumë sesa mesatarja europiane në raport me buxhetin total, por më pak se të gjithë në vlerë



Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Europë dhe mbajmë rekord për shpenzimet për ushqime në raport me totalin e buxhetit, shqiptarët nuk kursehen kur bëhet fjalë për tu veshur, duke hequr ndoshta dorë dhe nga nevoja të tjera më të domosdoshme.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2022, familjet shqiptare shpenzuan 5% të totalit për veshje e këpucë. Kjo peshë është më e lartë sesa mesatarja europiane prej 4.3% po për të njëjtin vit. Kjo e dhënë për shqiptarët vjen nga Eurostat.

Në total, nga 38 shtete, Shqipëria renditet e 15-a, duke lënë pas shtete si Gjermania, Suedia, Finlanda etj. Në rajon vendi është i dyti, së bashku me Malin e Zi, me 5% të dyja, pas Bosnjë Hercegovinës që mban rekordin me 5.4%. Për shtetet e tjera treguesi është më i ulët, me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë që e kishte këtë peshë 4.3% secila.

Në Europë, rekordin e mban Turqia, me 7% të totalit të shpenzimeve që shkon për veshje, e ndjekur nga Rumania (6.3%) dhe Estonia (5.9%). Nuk kish si të mungonte as Italia, që mbahet për kryeqendrën e modës, me 5.5% të totalit.

Qytetarët më të pa interesuar për veshjet e këpucët jetojnë në një nga shtete më të pasura, Zvicrën, dhe shpenzojnë vetëm 2.3% të totalit të buxhetit. Indiferentë janë dhe hungarezët, me 3% e francezët me 3.3%.

Ndonëse në peshë ndaj shpenzime totale, familjet shqiptare duket se nuk kursehen, në vlerë harxhojnë shumë pak për të blerë veshje, për shkak të buxhetit total të ulët që kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha nevojat.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet për frymë për veshje e këpucë ishin 140 euro në vit (për 2020-n, të dhënat e fundit të disponueshme), nga 620 euro që e kishte një europian për të njëjtin vit. Shpenzimi në vlerë është më i ulëti në Europë dhe rreth 4 herë më i ulët sesa mesatarja europiane. Për krahasim, një italian shpenzon për veshje në vit rreth 840-1,100 euro.

Në nivele të ngjashme është Maqedonia e Veriut, me 150 euro për frymë. Serbët, ndonëse kanë peshë më të ulët, kanë buxhet më të lartë në vlerë, në 190 euro në 2020-n, por që ka arritur në 260 euro në 2022-n. Rekordin në vlerë e mbajnë danezët, irlandezët, italianët, austriakët, me më shumë se 1,100 euro për frymë në vit./ Monitor



7 Comments

    1. Veshja kopilesha , kan than shkodranet, ,….veshja e tepruar eshte fasade per te anashkaluar brendesine e personit, populli shqiptar do te krijoje imazh per te zevendesuar boshlleqet e formatit te tije te mbetur prapa ne kohe

  1. populli i gabit por edhe gabi ka shku shtrenjtë
    Po qe se merr 500 mijë lekë në muaj jeton me prinderit, normal qe pjesa me e madhe do je tek ngrenia dhe veshmbathja sepse cmimet në raport me rrogën janë super të larta

    Një këmishë 40 mije një palë pantollona 50 palë këpucë tek 100 shkojnë 200

  2. Nuk di si ka dalë ky testim por ndoshta kanë të ardhura ekstra nga droga o nga familjarë që jetojnë jashtë e që kanë një kohë të gjatë.

  3. SA SHPENZON NE MUAJ SHURRA E
    URAVE TE PARISIT? KOSTUME QE AS SEKRETARI I SHTETIT ME TE PASUR NE BOTE. NUK I KA PASTAJ VESHJE PER CDO KOHE DHE SITUATE QE I KRIJON AI PER TE QENE NE VEMENDJE POPULL MENDER QE NGA KRYEHAJDUTI QE RRON VETEM PER FASADE DHE I BEN KARSHILLIK FSHATAREVE TE TREDHUR PO DHE DIPLOMATEVE TE HUAJ QE I SERVILEN PER TE PERFITUAR NGA KY HAJDUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *