• |
ide | kryesore

Berisha: Rama përdhosi varrin e Ismail Qemalit në Vlorë!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Paradiiten e sotme, kryeministri Rama ishte në Vlorë për të kryer nderime me rastin e 28 Nëntorit. Mes të tjerave, protokolli kishte parashikuar vendosjen e kurorave me lule në varrin e Ismail Qemalit, por kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se Rama në fakt e ka përdhosur varrin, pasi me mbështetjen që i ka dhënë Serbisë ai është quajtur ndryshe si kryeministri më i mirë i Serbisë, pas Nikolla Pashiqit.

“Përpara meje, tek varri i të pavdekshmit, Ismail Bej Vlora, kishte vendosur kurorë edhe Pashiqi i Tiranës. Ishte një përdhosje e veprës së ndritur. Ishte një përdhosje e të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për një Shqipëri të pavarur.

Një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban. Fyen ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari, fyen të gjallët dhe të vdekurit e këtij vendi që kanë dashur dhe që e duan Shqipërinë dhe kombin” u shpreh Berisha.

Deklaratat e tij, Berisha i bëri gjatë një aktiviteti me rastin e festës së pavarësisë në selinë blu.


7 Comments

  1. Te dy e perdhoset. Ti mir qe nuk shkove me Bejlerin aty. Sale, ti ke arrestu Adem Jasharin ne Tiran per llogari te Serbis. Patriot dy-leksh.

  2. o Sali, ku i ke fshehur eshtrat e deshmorit te atdheut Remzi Hoxha, qe e rrembeve dhe e vrave se zbuloi takimet e tua te fshehta me serbet? Pergjigju kesaj ti patriot bythe.

  3. Sala beri marrveshjen e Detit me grekun. Shiti detin. Qe pastaj e nxorri nga pluhuri sirtarevr dhe e vulosi me humbje dhe me te medha dobici Rama.
    Te dy cakej. Ju ndryshon vec ngjyra e qimes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *