• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET e makinës së autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz

Arkiva, Lajme, Të fundit
kamëz


3 persona të armatosur me automatik kanë grabitur rreth gjysmë kilogramë flori pasditen e sotme një argjendari në Kamëz dhe më pas janë arratisur me një makinë tip BMW. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza” të së martës. Argjedaria e quajtur “Marsi” administrohet nga një person me iniciale E.S..

Mediat kanë publikuar pamje të automjetit luksoz tip BMW X6, ngjyrë të bardhë që është përdorur nga grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja. Sipas të njëjtave burime autorët i janë drejtuar drejt zonës së Laknasit.

Whatsapp Image 2023 11 28 At 20.20.36

Po ashtu raportohet se autorët që kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe kanë përdorur targa të falsifikuara për mjetin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj dhe identifikimin e autorëve. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

foto galeri

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *