• |
ide | kryesore

Familja e Matthew Perry flet për fondacionin e krijuar në nder të tij

Paparazzi



Familja e Matthew Perry, kanë deklaruar se fondacioni që ata kanë krijuar në emër të aktorit do të nderojë trashëgiminë e tij.

Aktori i ndjerë i nominuar për Emmy shpesh foli sinqerisht për betejat me varësinë nga dr0ga dhe alk00li, të cilat u përkeqësuan kur ai arriti njohjen globale si Chandler Bing në hitin sitcom, Friends.

Perry po planifikonte të krijonte një fondacion për ata që merren me abuzimin e substancave. Megjithatë, pas ndarjes së papritur nga jeta më 28 tetor, në moshën 54-vjeçare, familjarët vendosën të nderojnë qëllimin e tij.

Në një intervistë me revistën People, familja e Perry tha se është “e rëndësishme” për ta që të nderojnë trashëgiminë e aktorit për të ndihmuar të tjerët. Nerku i Perry-t, Keith Morrison, gjithashtu inkurajoi fansat që të dhurojnë për fondacionin të hënën në mbrëmje përpara Giving Tuesday, një ditë që disa njerëz e përdorin për kauzat bamirëse pas Ditës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo nuk është gjëja që bëj zakonisht, kjo fushë,” shkroi  njerku i tij, Morrison në Twitter/X. “Por ky vit është ndryshe. Dhe nesër është Dita e Falenderimeve. Bëni atë që mundeni; ai do të ishte mirënjohës. https:/ /matthewperryfoundation.org.”

Faqja e internetit e fondacionit, e cila tani po pranon donacione, aktualisht paraqet një foto bardh e zi të aktorit të ndjerë së bashku me një citim frymëzues për dëshirën e tij për të ndihmuar të tjerët.

“Kur të vdes, nuk dua që Friends të jenë gjëja e parë që përmendet”, thuhet në citimin e vendosur në faqen e internetit. “Dua që të ndihmoj të tjerët  dhe ajo të jetë gjëja e parë që përmendet. Dhe unë do të jetoj pjesën tjetër të jetës sime duke e provuar këtë.”

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *