• |
ide | kryesore

Mbreti i Jordanisë: Izraeli ka kryer krime lufte

Arkiva, Planet, Të fundit


Mbreti i Jordanisë ka përsëritur pretendimet se Izraeli ka kryer krime lufte brenda Gazës që nga 7 tetori.

Mbreti Abdullah tha se fushata ushtarake e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gaza dhe operacionet në Bregun Perëndimor “mohojnë vlerat njerëzore dhe të drejtën e jetës”.

Ai deklaroi se rrethimi izraelit në enklavën që kufizoi hyrjen e ilaçeve, ushqimit, karburantit dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, përbënte shkelje të Konventës së Gjenevës.

“Këto janë krime lufte… ne nuk mund të heshtim,” shtoi Abdullah.


2 Comments

  1. Ndoshta une nuk kam informacion por roli i Jordanise e Egjyptit ne genocidin e radhes qe po i behet Palestinezeve pothuajse nuk duket fare. Gjithsesi me ka lene nje shije te hidhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *