• |
ide | kryesore

Milan e Lazio, gabimet i eliminojnë nga Champions League: në Grupin F mund të ndodhë gjithçka

-Instant, F1, Sport
Milan


Është dita e së vërtetës për Milan dhe Lazio. Kuqezinjtë presin Borussia Dortmund për atë që është një lloj finale. Në San Siro, pa Leao, atyre u duhen tre pikët për të luajtur më pas për kualifikimin për në fazën e 1/8 të Champions, në ndeshjen e fundit në fushën e Newcastle. Situata për bardhekaltrit është më e qetë, por ata janë në krizë rezultati. Maurizio Sarri i cili nuk i ka fshehur problemet dhe gjithashtu njëfarë nervozizmi. Detyra është të mposhtet Celtic e më pas të shpresojnë që Atletico të fitojë në Roterdam me Feyenoord. Në këtë rast do të ishte kualifikim një raund më herët, përndryshe gjithçka do të vendoset në ditën e fundit në Madrid. Në fushë edhe PSG e Manchester City, por nëse kampionët në fuqi janë qetësisht në komandë, parisienët nuk duhet të gabojnë me Neëcastle.

GRUPI E

Humbja ndaj Salernitanës konfirmoi krizën për Lazion, në kërkim të shpengimit në Champions League. Mjedisi është i tensionuar dhe ndeshja ndaj skocezëve mund t’i kushtojë pankinën teknikut Sarrit në rast të një rezultati negativ. Trajneri toskan gjen sërish Luis Alberto, por urgjenca e madhe në mbrojtje vazhdon për shkak të mungesave të Romagnoli dhe Casale. Probleme edhe për Provedel, i goditur nga një atak gripi, por pritet të jetë në fushë. Vecino i pezulluar mungon në mesfushë dhe Zaccagni mungon në sulm. Shumë problem, por me një fitore kundër Celtic do të fshiheshin. Sepse në rastin e tre pikëve, pas ndeshjes të gjithë do të bëjnë tifo për Atletico Madrid.

Nëse spanjollët mundin Feyenoord, 1/8 do të bëheshin realitet me një raund më herët dhe ndeshja e fundit në Wanda Metropolitano do të shërbente vetëm për të vendosur të parin dhe të dytin në grup. Sidoqoftë, në rast barazimi në Roterdam, do të mjaftonte një barazim kundër Atletico, ashtu si edhe për Colchoneros.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Gila, Patric, Marusic; Guendouzi, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Pedro. All.: Sarri
Celtic (4-3-3): Hart; A. Johnston, Carter-Vickers, Scales, Taylor; McGregor, O’Riley, Turnbull; Forrest, Furuashi, Yang. All.: Rodgers

GRUPI F

Milan-Borussia Dortmund përfaqëson një udhëkryq të rëndësishëm për sezonin e kuqezinjve. Kuqezinjtë, që vijnë nga fitorja e vështirë në kampionat ndaj Fiorentinës, janë rikthyer në garë të plotë me 5 pikë, falë fitores në San Siro ndaj PSG. Por sonte nuk mund të gabojnë dhe kanë vetëm një rezultat në dispozicion, fitore, për të vazhduar të jenë zot të fatit të tyre. Mund të mjaftonte edhe një barazim, por më pas llogaritjet do të bëheshin pak më të komplikuara. Leao nuk do të jetë, ende i dëmtuar, por Pioli gjen Giroud të pezulluar në kampionat dhe Loftus-Cheek që rikthehet nga minuta e parë. Anglezi do të luajë si mesfushor sulmues në 4-2-3-1, një skemë që e aplikojnë edhe gjermanët.

Borussia është një skuadër që lejon shumë, por shënon po aq. Edhe pse në Champions League pësoi nga PSG në raundin e parë dhe më pas arriti të ruante gjithmonë portën e pastër. Francezët (6), pas Dortmund (7) duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Newcstle (4), për të mos rrezikuar në ndeshjen e fundit eliminimin.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernández; Krunić, Reijnders; Chukwueze, Loftus-Cheek, Pulisic; Giroud. All.: Pioli
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Bensebaini; Emre Can, Ozcan; Reus, Brandt, Gittens; Fullkrug. All.: Terzic

Lexo më tej: Milan, kualifikohet në 1/8 e Champions nëse: të gjithë kombinimet para Borussia Dortmund

GRUPI G

Manchester City dhe Leipzig i kanë zgjidhur çështjet e kualifikimit dhe vështirë se gjermanët në Etihad do të guxojnë të kërkojnë të drejtën e vendit të parë. Citzens janë me pikë të plota 12, ndërsa rivalët e tyre kanë 9, me humbjen e vetme në shtëpi ndaj të besuave të Guardiolës. Sidoqoftë më me interes mund të jetë përballja e dy vendeve të fundit, në lojë për një vend në Europa League. Crvena Zvezda e Young Boys pikën e vetme e kanë marrë me njëri-tjetrin në përballjen në Beograd. Tani serbët, që kanë avantazhin e golavarazhit, duhet të rezistojnë në Zvicër, qoftë edhe me një barazim, për të mbajtur vendin e tretë.

GRUPI H

Barcelona e Porto do ta zgjidhin mes tyre cështjen e vendit të parë në grup. Katalanasit, në fakt, kanë avantazhin e të luajturit në shtëpi, por portugezët nuk duan të shohin veten të arritur nga Shakhtar Donetsk. Ukrainasit kanë 6 pikë dhe me një fitore kundër Antwerp ku luan Arbnor Muja mund të ishin një kërcëim për skuadrën e Conceicao, që ndeshjen e fundit do ta luajë në Dragao.

Champions League Group E
18:45 Lazio – Celtic
21:00 Feyenoord – Atletico Madrid
Champions League Group F
21:00 AC Milan – Borussia Dortmund
21:00 Paris Saint-Germain – Newcastle United
Champions League Group G
21:00 Manchester City – RB Leipzig
21:00 Young Boys – FK Crvena Zvezda
Champions League Group H
18:45 Shakhtar Donetsk – Royal Antwerp
21:00 Barcelona – FC Porto


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *