• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Kroaci, plagosen 4 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Koraci. Një 22-vjeçar shqiptar, me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, i cili drejtonte automjetin tip Volksëagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Në aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët në makinë. Nga pasagjerët e lënduar ishin tre shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Kroaci, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç si dhe një 26-vjeçar nga Nepali.

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *