• |
ide | kryesore

Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka bërë rekurs vendimin e GJKKO për arrest me burg në Gjykatën e Lartë. Alla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin për masën e sigurisë arrest me burg. SPAK ka kaluar për gjykim dosjen e Allës dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla u vu në pranga disa muaj më parë. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *