• |
ide | kryesore

Vrasje në Prishtinë, viktima është një grua brenda një makine

Arkiva, Lajme
Prishtinë



Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që shkoi në vendin e ngjarjes. Policia tha se ka nisur hetime për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. Sipas policisë viktima u gjet në një veturë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë gjetur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, – ka thënë për Gazetën Express, Florie Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Rajonit të Prishtinës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *