• |
ide | kryesore

Video/ Newcastle i tërbuar me penalltinë për PSG: gafë skandaloze, UEFA dënon arbitrin e VAR, Kwiatkowski

Sport, Video
Kwiatkowski



Stuhi polemikash mbi arbitrin e VAR të PSG-Newcastle, që thirri Szymon Marciniak të rishikonte pamjet duke bërë që arbitri polak të akordonte penalltinë në minutën e 98′. Nga pika e bardhë, pastaj, Mbappè barazoi rezultatin, duke komplikuar kualifikimin e anlgezëve. Një rezultat që mund të jetë vendimtar për vendin e fundit që shkon në 1/8 nga grupi F. Milan dhe anglezët tani luajnë për kualifikimin, duke shpresuar për një “dhuratë” nga Dortmund. E arbitri i VAR, Tomasz Kwiatkowski, i cili u hoq nga i njëjti pozicion për ndeshjen mes Real Sociedad dhe Salzburgut, po paguan gjithashtu pasojat e dhënies së penalltisë së dyshimtë.

Në ndeshjen e San Sebastianit, në fakt polaku nuk do të jetë protagonist në sallën e VAR. Vendin e tij e zuri gjermani Fritz, në një zgjedhje të minutës së fundit nga UEFA. Kwiatkowski, në fakt, ka paguar për polemikat e shumta pas dhënies së penalltisë për parisienët për prekjen me dorë në zonë të Livramento. Një faull i dyshimtë, i kompletuar me thirrjen në VAR të Marciniak, i cili megjithatë nuk u bind nga bashkëkombësi i tij. Një penallti që shumëkush e kritikoi, duke bërë zhurmë të madhe ndaj polakut.

UEFA, duke e konsideruar gabimin e arbitrit Kwiatkowski si një gabim të qartë, zgjodhi largimin e tij. Një vendim që e bën edhe më të hidhur rezultatin për Newcastle. Në fakt, tekniku Howe u tërbua në fund të ndeshjes: “Nuk mund të them se çfarë mendoj realisht. Por prek gjoksin fillimisht dhe për këtë arsye nuk është penallti”.

https://www.youtube.com/watch?v=O897OSIrULg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *