• |
ide | kryesore

Policia në Londër nuk lejon festimet e shqiptarëve për Pavarësinë

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga viti i kaluar shqiptarët në Londër nuk kanë mundur të festojnë siç e kishin menduar Ditën e Pavarësisë.

Në shumë nga videot që qarkullojnë në rrjet, shqiptarët janë shprehur se nuk janë lejuar nga forcat e shumta të policisë që janë në terren.

Kujtojmë se një vit më parë makinat e shtrenjta të shqiptarëve bllokuan rrugët e Londrës duke krijuar një atmosferë fantastike festimesh.

“Në klipe të ndryshme, burra dhe gra mund të shihen duke valëvitur flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre – duke përfshirë një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasës G, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £”-shkruhej në artikujt e mediave britanike.

Gjatë festimeve pati fishekzjarrë të shumta të lëshuara nga shqiptarët. Asokohe kjo gjë ka shfqur zemërim tek shoferët vendas të cilët e cilësuan këtë organizim si ‘egoist’ duke qenë se bllokonte qarkullimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *