• |
ide | kryesore

Video/ Dy gafa të Onana dënojnë United: 3-3 në Stamboll, anglezët nuk e kanë më kualifikimin në dorë

F1, Sport, Video
Onana



Andre Onana tradhëton dhe Manchester United vuan befasinë. Nga 3-1 në 3-3 me Galatasaray, me dy gafa nga ish-portieri i Inter. Një rezultat që komprometon keq ecurinë e Djajve të Kuq, të detyruar të fitojnë kundër Bayern në ndeshjen e fundit dhe të shpresojnë që turqit të mos bëjnë të njëjtën gjë ndaj Copenhagen. Sevilla nga ana tjetër i thotë lamtumirë Champions League. Andaluzianët përmbysen nga 2-0 në 2-3 me PSV, falë kartonit të kuq për Ocampos. Sonte Ramos dhe shokët e tij mund të jenë jashtë edhe Europa League.

GRUPI A

André Onana zhgënjen sërish dhe Manchester United paguan çmimin, duke barazuar 3-3 me Galatasaray. Kualifikimi i tyre tashmë është kompromentuar. “Djajtë e Kuq” duhet të shpresojnë që Copenhagen të mos bëjë pikë sot ndaj Bayern dhe më pas të mposhtin gjermanët në ndeshjen e fundit, duke kryqëzuar gishtat për një barazim në ndeshjen mes danezëve dhe Galatasaray. Në Stamboll, në një stadium shumë të nxehtë që priti rivalët me pankartën “Mirë se erdhët në ferr”, ndodhi gjithçka. Në minutat e para, Djajtë e Kuq dominuan mes fishkëllimave, duke shënuar në minutën e 11′ golin e parë. Garnacho, me një goditje fantastike, realizoi golin e parë në Champions League.

Kaluan shtatë minuta dhe United dyfishoi epërsinë me një goditje me të djathtën të Bruno Fernandes. Anglezët duket se kanë kontrollin e plotë të ndeshjes, por në minutën e 28′ vjen gabimi i parë i Onana në goditjen e dënimit të Ziyech. Në pjesën e dytë McTominay duket se e sistemoi ndeshjen në minutën e 54′ kur i çoi shifrat në 1-3. Këtu vihet në skenë psikodrama e United. Onana e hedh praktikisht topin në portë pas goditjes tjetër të dënimit të Ziyech (62′) dhe pastaj gaboi plotësisht hedhjen në goditjen e Aktürkoğlu, që barazoi 3-3 në minutën e 71′. Në fund, ishte një invazion i plotë i Djajve të Kuq në kërkim të fitores. Pellistri dhe Bruno Fernandes (shtyllë) ishin pranë golit të fitores, por përfundoi 3-3. Para ndeshjes tjetër në grup renditja thotë: Bayern 12, Galatasaray 5, Kopenhagen dhe United 4. Djajtë e Kuq tani kanë nevojë për një mrekulli.

GRUPI B

Aventura e Sevillas në Champions League përfundon me një raund para kohe, pasi andaluzianët u mposhtën 2-3 nga PSV, pas një avantazhi të dyfishtë. Spanjollët luajtën më mirë në pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 24′ me Sergio Ramos. Me këtë gol, ish-lojtari i Real Madrid barazohet me Roberto Carlos dhe Piqué si mbrojtësi me më shumë gola në kompeticion (16). Sow shënoi golin e dytë në minutën e 39′ pas një asisti nga Lukebakio, por goli u anulua me VAR për shkak të prekje me dorë. Në pjesën e dytë, Sevilla dyfishoi epërsinë me golin e En-Nesyri, që mposhti një Benitez të pasigurt dhe bëri rezultatin 2-0. Diego Alonso ëndërroi fitoren që do të rihapte gjithçka në garën për vendin e dytë, por tradhtohet nga Ocampos. Dy të verdhë në tre minuta për ish-lojtarin e Genoas dhe Milan, që u përjashtua në minutën e 65′.

Lexo më tej: Video/ Garnacho shënon si Rooney e feston si Ronaldo: ‘goli i vitit’ i argjentinasit, United tris ndaj Everton

Nga këtu, është një tjetër ndeshje, me vetëm PSV në fushë. Saibari shkurtoi diferencën me një goditje të shkëlqyer tre minuta më vonë. Barazimi erdhi në minutën e 81′, me devijimin fatkeq të Gudelj. Në fund Alonso urdhëroi sulmin e skuadrës së tij, që pësoi edhe golin e humbjes. Amerikani Pepi shënoi në minutën e 92′ e Sevilla është jashtë Champions me dy pikë në pesë ndeshje. Sonte andaluzianët mund të jetë edhe jashtë Europa League. Lens-Arsenal do të jetë vendimtar, edhe për PSV-në, që tani është e dyta me tetë pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *