• |
ide | kryesore

17 të dëmtuar nga 26 lojtarë, Osti i fajtori i dyshuar: kush është përgatitësi atletik i Milan nën akuzë

Sport
Osti


Matteo Osti gëzon një popullaritet të madh në mesin e tifozëve kuqezi. E pazakontë kjo për një trajner atletik, një figurë që punon në prapaskenë. Në rrjetet sociale ai konsiderohet protagonist dhe i është atribuuar roli i të keqit. Milanistëve që e konsiderojnë fajtorin kryesor për shëndetin (të dobët) të muskujve të Kalulu, Leao, Thiaw… Osti mund t’i tregojë titullin e përgatitësit më të mirë atletik 2021-22, viti i titullit. Ai u nderua me Kronometrin e Artë nga kolegët e tij. “Unë kam njëzet vjet që e bëj këtë punë dhe është me të vërtetë një nder i madh që e kam arritur këtë objektiv”, tha ai në atë kohë.

KUSH ËSHTË OSTI?

I lindur në vitin 1971, me origjinë nga Ostiglia, në provincën e Mantuas, Osti mbikëqyri përgatitjen atletike të Chievos në Serie A në vitin 2010, e më pas të Palermos. Bashkëpunimi me teknikun Stefano Pioli nisi te Bologna në vitin 2011 dhe vazhdoi te Lazio, Inter, Fiorentina dhe Milan. Për klubin, trajneri dhe stafi i tij nuk janë përgjegjësit kryesorë për ndalesat e shumta fizike të kuqezinjve, më së shumti, janë pjesë: “Do të përpiqemi të kuptojmë arsyen e kaq shumë dëmtimeve, të dhënat më shqetësojnë”, pranoi Pioli. Ndërsa parashikimi i bërë para Milan-Fiorentina nuk u realizua: “Pauza na ndihmoi të gjenim disa zgjidhje, jam i sigurt se shifrat e dëmtimeve do të përmirësohen në të ardhmen”. Sidoqoftë, është e pashmangshme që puna e trajnerit atletik të lidhet nga tifozët me aftësinë fizike të ekipit.

PRECEDENTI

Edhe brenda Milanello do të bëhet sërish një reflektim për metodat e punës së përgatitësit Osti dhe stafit. Vetëm dhjetë ditë më parë Osti mori pjesë si lektor në konferencën “Il Nuovo Calcio”. Aty u dëgjua si ekspert i “stërvitjes me shpejtësi dhe intensitet të lartë në lojën e futbollit”. Në fakt, një precedent i ngjashëm ka ndodhur me trajnerin atletik të Milan, që përfundoi në bankën e të akuzuarve, edhe në vitin 2017. Kuqezinjtë, atëherë me teknikun Montella, identifikuan fajtor përgatitësin atletik Emanuele Marra. Klubi vendosi ta largonte.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *