• |
ide | kryesore

Koliçi gabon, Ballkani fundoset në Tiranë: Plzen fiton 0-1, por Daja mund ende të kualifikohet në Conference

F1, Sport, Video
Koliçi



Ballkani humbet 0-1 në Arena Kombëtre përballë Victoria Plzen, duke vështirësuar shumë shanset për kualifikim. Skuadra e Ilir Dajës ka luajtur një ndeshje me dy fytyra: dominuese në pjesën e parë dhe me shumë gabime në të dytën. Koliçi gaboi daljen në minutën e 81’ duke lejuar Shultz të shënonte golin e fitores. Çekët mbeten me pikë të plota pas raundit të pestë, Ballkani i fundit me 4 pikë.

Një hap i gabuar i Kampionëve të Kosovës, që tashmë vetëm me një kombinim rezultatesh mund të shpresojnë të shkojnë në fazën me eliminim direkt. Ballkani bëri më shumë se mirë në pjesën e parë, e tërhequr nga Gripshi. Kosovarët krijuan më shumë lojë e raste në pjesën e pare. Dardanët iu afruan golit të avantazhit në disa raste, por pa mundur të zgjidhin ndeshjen. Koliçi ishte spektator në pjesën e parë, por gjërat ndryshuan në të dytën.

Ballkani u duk i lodhur, në krahasim me çekët që imponuan ritëm dhe nisën të testojnë reflekset e portierit. Koliçi bëri mirë në të gjitha rastet, me përjashtim të minutës së 81’, kur doli gabim, duke lejuar Shultz të shënonte. Një gol që edhe mund të pritej duke parë si rrodhi loja, me shumë gabime edhe në pasimet më të thjeshta të Ballkanit. Edhe zëvendësimet e Dajës nuk e shkundërn apatinë e kosovarëve, që në fund nuk arritën të prishnin rekordin e plzen, me vetëm fitore në 5 ndeshje.

E megjithatë kampionët e Kosovës mund ende të kualifikohen. Dardanët kanë nevojë për një fitore ndaj Dinamo Zagreb në transfertë, në ndeshjen e fundit të grupit. Ballkani i ka mundur kroatët edhe në ndeshjen e parë, por vetëm tre pikët në Zagreb nuk mjaftojnë. Që Daja të shkojë në fazën me eliminim direkt duhet që Astana, të mos fitojë ndaj Plzen në Çeki.

NDESHJET E MBRËMJES NË CONFERENCE LEAGUE

Conference League Group A
Klaksvik 1-2 Slovan Bratislava
Olimpija Ljubljana 0-2 Lille
Conference League Group C
FC Astana 0-2 Dinamo Zagreb
Ballkani 0-1 Viktoria Plzen
Conference League Group D
Besiktas 0-5 Club Brugge
Bodo/Glimt 5-2 Lugano
Conference League Group E
AZ Alkmaar 1-0 Zrinjski Mostar
Conference League Group G
HJK Helsinki 2-2 Aberdeen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *