• |
ide | kryesore

Grabitësi i argjendarisë, ky është i riu që u ekzekutua nga policia e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Personi që shihni lart në foto është një nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, i cili u vra ditën e sotme nga policia.

Dukagjin Gashi mbeti i vrarë nga policia e Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grabitësve dhe policisë në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Gashi, me profesion kuzhinier, dyshohet se është një prej autorëve të grabitjes së argjendarisë në Suharekë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka mbetur i vrarë Gashi gjatë aksionit të Policisë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Gashi ishte i dyshuar se së bashku me vëllain e tij Korabin, i cili është ende në arrati. Mesohet se ata kishin luftuar krah ISIS në Siri.

Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur rëndë. Ata u pikasën nga një patrullë e policisë, ndaj të cilës nuk ngurruan të hapin zjarr.


4 Comments

  1. Ju lutem mos paragjykoni fen me paqësore ne bote Islamin, pas ketij infoje..Ka vetem nje realitet shume te dhimbshem per rinin e kombit tone…Duan te pasurohen shum shpejt dhe te bejn jet tik toku.. edhe duke paguar kosto te paimagjinueshme. Ndersa pushteti vetem i shfrytëzon per vota

  2. Nuk vidhet ne menyre ordinere bota i denon kto veprime bota sjqiptare persa i perket vjedhkes e krimit duhet te mate leksione nga lideri ballkanik e me gjere zoti hajdut edi disenjatori, veyem keshtu opinioni do i jape merita per stilin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *