• |
ide | kryesore

Ekzekutohet në derë të shtëpisë shqiptari në Athinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptari



Një 60-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteve në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari u qëllua me 2 plumba në gjoks jashtë shtëpisë së tij në lagjen Palaio Faliro të Athinës.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas të njëjtave burime, viktima rezulton i dënuar edhe më parë si anëtar i një bande kriminale të trafikut të drogës, trafikut të paligjshëm të cigareve dhe falsifikimeve.

Pak pas orës 21.00, qytetarët kanë telefonuar në policinë greke duke raportuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të një arme 9 mm të cilat janë dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore. 

Autoritetet thanë se kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që u largua menjëherë të shtënave me armë. Policia tha se po kryen hetime për ngjarjen dhe tashmë zona është rrethuar. Oficerët e ELAS-it kanë mbledhur dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë. Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për një larje hesapesh. /LAPSI.al

Lajmi po përditësohet…

shqiptari faliro-m2 shqiptari shqiptari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *