• |
ide | kryesore

Video/ Joao Mario shënoi trigolësh Interit ‘të tij’, por refuzoi të merrte topin në shtëpi: motivi është unik

Sport, Video
Joao



Joao Mario shënoi një trigolësh në pjesën e parë të Benfica-Inter, ndeshje që përfundoi 3-3. Por në fund të ndeshjes, portugezi nuk pranoi ta merrte topin në shtëpi. 45 minutat e para të Benfica-Inter la të tronditur tifozët zikaltër, të cilët panë ish-lojtarin e tyre Joao Mario të shënonte 3 gola.

Portugezi, i konsideruar si një dështim në Milano në vitet e tij te Inter, në fakt mposhti tre herë portierin Auderon. Fantazisti shënoi mes minutave 5’ dhe 35’ duke e çuar skuadrën e tij Benfica në pushim 3-0.

Një ndeshje që tashmë dukej se ishte në kasafortën e portugezëve, por reagimi i Inter erdhi i furishëm. Zikaltrit rikuperuan tre golat në rreth 20 minuta. Në kohën shtesë Barella madje mund të shënonte të katërtin, por u ndal nga shtylla.

JOAO MARIO NUK DONTE TA MERRTE TOPIN NË SHTËPI

Një prapaskenë interesante e ndeshjes, megjithatë, tregon se Joao Mario, pavarësisht trigolëshit, nuk e mori topin në shtëpi. Dorëzimi i topit te lojtari që shënon tre gola është zakon në këto raste. Siç tregojnë edhe pamjet e UEFA-s, kur portugezit iu dha topi i ndeshjes, ai e hodhi përsëri në fushë dhe u kthye në dhomat e zhveshjes me një buzëqeshje të hidhur.

Gjesti është ndoshta rezultat i zhgënjimit që lejoi Inter të rikthehej nga tre gola disavantazh. E ai nuk kishte dëshirë të çonte në shtëpi një top që nuk i dha fitoren ekipit të tij.

@cbssportsgolazo João Mário gave up his first-half hat trick ball after Benfica blew a 3-0 lead to Inter. 😅 #ucl #championsleague #joaomario #benfica #inter ♬ original sound – All Things Futbol



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *