• |
ide | kryesore

Vrasje në Kamëz, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas.

Si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *