• |
ide | kryesore

Beqaj paraqitet në SPAK për aferën e sterilizimit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK, sipas urdhëresës, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për koncesionin e Sterilizimit i akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas vendimit të GJKKO, ish- ministri Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të të premte në orën 15:30.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore


4 Comments

  1. Sa here qe behet per dush, vete e pastrohet neSPAK. Ky duhej te ishte brenda sipas bemave, na del e ben sfilato sigurie, per tu dukur i paster.Zhurmen, timpaninSPAKu e ka te forte, por veprimin e zbatimin e ligjit e ka me sufler.Hajde kij besim te drejtesia.Mejdanin e kane plot fakte e argumenta, veprimin ceremonial, figurativ, me gjoja.Kjo eshte ajo qe presim e kishim shprese,,,,KURRE.

  2. Kur sheh kete dhe Ramen te lire, ske me shprese as te hash jo mo te besh familje e karriere. Rroft realizmi socialist i bashkimsave evropiano-perendimoro-gojor.

    #fuckEU

  3. Aldo Bumçi me numër rendor 51 dhe Shkelzen Berisha me numër 52 të cilët sipas kalendarit të seancave, pritet të paraqiten në gjykatën e posaçme më 14 dhjetor.

    Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *