• |
ide | kryesore

Emigrimi i studentëve bëhet kronik, 100% e të ikurve shumë të kënaqur

Lajme, Të fundit



Shqipëria është shndërruar në një laborator të emigracionit kronik, i cili vijon në përmasa të mëdha përgjatë 33 viteve që nga rënia e komunizmit.

Një studim i fundit eksperteve Ilir Gëdeshi dhe Russell King “Studentët shqiptare jashtë, një potencial për emigrimin e trurit” vë në dukje se, mbi 600 të rinj shqiptare të anketuar që studiojnë jashtë vendit janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë.

Studimi vë në dukje se studentët janë trashëgimtarë të profesionistëve dhe po shërbejnë si një indikator për emigrimin kronik te të rinjve për studime, në një kohë që cilësia e universiteteve shqiptare nuk po përmirësohet.

Të dhënat që i takojnë vitit 2017 tregojnë se stoku i studentëve jashtë vendit është 17,488 prej të cilëve 59,4% janë në Itali, 6.9% në Greqi dhe 5.7% në Turqi, dhe pjesa e tjetër në vendet e tjera të BE-së.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se studentët jashtë vendit janë kryesisht pasardhës të profesionistëve (mjekë, avokatë, arkitektë, profesorë universiteti, ekspertë IT, gazetarë etj.) dhe të personave të biznesit (pronarë, drejtorë, menaxherët, partnerët etj.). Baballarët e studentëve jashtë vendit, gati 53.5% në këto dy sektorë orë (biznes dhe profesione).

Informacionet më të detajuara kanë treguar se brenda familjeve shqiptare dhe nga një brez në tjetrin është vërejtur gjerësisht një prirje për të emigruar me qëllim studimet.

Autorët evidentojnë se, familjet më të pasura dhe më të fuqishme politikisht i dërgojnë fëmijët e tyre në universitete të rangut të lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një masë më të vogël në Zvicër, Holandë dhe Francë. Kjo kërkon investime të mëdha jo vetëm në tarifat e shkollimit dhe akomodimin. Të dhënat e anketës tregojnë se 62 për qind e prindërve të studentëve që studiojnë në Britaninë e Madhe janë persona në biznes, profesionistë apo zyrtarë të lartë shtetërorë.

Të intervistuarit kanë pohuar se studimi me bursë jashtë vendit është selektiv dhe kryesisht fitohet nga familjarëve drejtues. Megjithatë ata që largohen për të studiuar jashtë kanë më shumë gjasa të kenë prindër të diplomuar.

Studimi tregon se synimet e të rinjve për t’u larguar dhe arsimuar jashtë vendit duket të jenë më të larta se kurrë më parë.

Për të frenuar këtë hemorragji të trurit, politikat e brendshme duhet të sigurojnë perspektiva më të mira për të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në Shqipëri, sugjerojnë autorët.

Kjo sipas tyre do të kërkonte disa gjëra: përmirësimin e standardit të universiteteve shqiptare dhe lidhjen e tyre në mënyrë më efektive në rrjetet akademike ndërkombëtare, duke përfshirë shkëmbimet afatshkurtra të studentëve në mënyrë që studentët nuk ‘humben’ por sigurohen që të kthehen. Gjithashtu duhen krijuar perspektiva më të mira pune për të diplomuarit, me të ardhura më të larta dhe struktura më të qarta të karrierës./MONITOR



18 Comments

  1. Po hikin te gjith nga ferri albanistanez,…..ktu do mbesi flamuri pensionistet oligarket dhe,…..opinionistet e lapsit

  2. Kemi qene vete studente emigracioni dhe e dijme sa “bukur” eshte e sa te kenaqur kemi qene. Artikulli eshte idiotizem..

      1. Perpara se te ikja bera 2 vite ketu dhe te them qe shume nga studentet nuk e kalojne vitin e pare dhe perfundojne kamariere. jo me shume nga 20% te studenteve mbarojne studimet dhe ato zgjasin shume. llafet e bukra dhe diplomat fallso te huaja ne Shqiperi jane bere normale

        1. I di keto qe thua ti, ne Europe behet shkolle realisht dhe pergjithesisht kush e meriton e kalon vitin. Ndersa ne Shqiperi eshte nje pacavure e vertete, literatura eshte e kohes se komunizmit dhe petagoget kerkojne te mbash shenime gjithe kohes dhe te mesosh permendesh. Pa fol ketu qe shumica nuk ia kane fare idene per lendet qe japin , apo se kerkojne leke, etj etj… Une e kam bere shkollen ne Shqiperi, dhe shume nga shoket e mi kane ikur jashte, te gjithe ia kane dale ta mbarojne shkollen, me perjashtim te njerit qe ra ne burg per droge. Nje pjese kane mbaruar dhe doktorraturat. Une verej nje diznivel kolosal ne ate cfar na ka mesuar universiteti ne Shqiperi, ne krahasim me ca kane mesuar shoket e mi jashte.
          Ume kam ik vetë ne emigracion dhe e shikoje perdite realitetin, por do i rekomandoja kujtdo qe ka mundesi qe te iki ne europe per Universitet.

          1. Me vjen keq qe nuk ke kuptuar akoma qe Universiteti nuk eshte shkolla e mesme por nje mundesi per te studiuar dicka me shume dhe per tu specializuar ne autonomi te plote ne grupe korporative. Flas si dikush qe ka studiuar dhe diplomuar jashte dhe ka nja 2-3 mastera Post Degree. Nese ke librat dhe drejtimin, fillo e meso mos prit universitetin. I vetmi problem i Universitetit ne Shqiperi eshte qe vazhdon me te njejtat ritme si shkolla e mesme pa incentivuar mesimin autonom dhe ndergjegjesimin per thellimin dhe individualizimin e studimit. Universitetet jashte shtetit e fillojne mesimin ne dhjetor dhe e mbarojne ne mars (max prill) duke te dhene vetem pika thellimi. Ndersa ketu presin qe profesori te te jape librin pike per pike. Sidoqofte, sikurse e permenda, Universiteti duhet te jete nje pike rritje intelektuale dhe ndergjegjesimi autonom dhe jo ankese qaramane..

          2. Normal qe ke studiuar jashte ti. Po te kishe studiuar ketu do e kuptoje se per cfare po flas une. Mos na trego mua per cfar sherben Universiteti!
            Tek lendet ekzakte roli i petagogut dhe i shkolles eshte i rendesishem.
            Fatmirsisht tani mund te ndjekesh falas kurset e Haywardit dhe ta kuptosh ca do me thene Universitet, atehere nuk ishte kjo mundesi!
            Une e di qe edhe ne Universitetet e Europes ka shume gjera qe nuk shkojne, ka rracizem, nepotizem, etj por as qe krahasohen me Universitetet tona.
            Une blija libra te perdorur nga USA (3-12$) dhe kur shkoja ne provim ai plera atje me shofshte qe teoremen e ke gabim, duhet ta thuash ashtu si ta kam thene une jo si e ka libri!
            Kurse njera e informatikes, shefja e departamentit me thoshte qe e ke zgjidhur i ushtrimin gabim dhe me vuri 7, pas insistimit tim (u grinda me te dhe shkova te dekani) shkuam e provuam ne kompiuter dhe rezultoi qe une e kisha mire.
            Nje tjeter ne provim me thoshte ke kopjuar, se ke bere vete dhe me vuri 4, vetem se e kisha provim te mbartur dhe kisha mare 9. Kur e fsidova une ne prani te gjithe klases dhe dekanit, nese nuk ti them qe te gjitha pyetjet e tezes ketu me goje une e le shkollen, nese ti them largou ti, ajo rrinte si mut!
            Kurse qershia mbi torte a e di cila eshte? Te nje provim me goje shoket e klases si zakonisht kopjuan. U fut i pari dhe mori 7, ndersa nje tjeter pas tij i ra e njejta teze dhe ai dha po te njejten pergjigje, kopje identike, profesori i tha e ke gabim, 4. Lodhu sa te duash ti me msu.
            etj etj…

        2. O ” i pa emer” boll me idiotesit e tua.Ti je nje injorant qe paguhesh nga partia per keto mendime idiote.
          Ambjenti studentor dhe universitetet tona ,jane shekuj larg nga nivelet Europiane. Nivele si ty jetojne ne injorance dhe i sherbejne asaj . TURP!

          1. VK, nuk na kurseve qe jeton te Roterdam do me thene. Po ik e laj pajatat, se nese nuk jeton me pare droge e oligarkie nuk ke buke te hash..Do ti shesesh pordhe Shqipetareve me ndonje selfi nga Hollanda. Je shume mbrapa, as ne 92 nuk ishim katandisur ne kete prapambetje mendore. Meritoni pjatalaresine e emigracionit..

  3. Janë të sforcuar në gjithshka që bëjnë. Ca qeshin, ca ndezin zjarre, ca përmbysin karrige, ca bëjnë video. Janë inskenime. Opozita është në krizë pa kthim. Nga kjo rrezikohet edhe mazhoranca. Edhe nga e majta ka probleme. S’ka më moral dhe idealizëm. Është një teatër i sforcuar i Berishës për të dalë kudo në gjithshka që ndjekim. Berisha është modeli më elitar i të keqes mes shqiptareve,baballaret e studenteve ku i gjejne gjithe keto te ardhura per ti derguar femijet jashte vendit,ketu ne shqiperi ankohen se nuk kane te ardhura.

  4. Nga eksperieca ime, per shumicen derrmuese e njerëzve, shkak kryesor i emigrimit eshte sistemi arsimor, nga çerdhja deri tek Universiteti. Perjashto ketu emigrantet ekonomike.

    1. Po ku e di ti, me ke pre kerthizen? Une kam ik vete dhe 90% te shoqerise time kane ik.
      Une flas per ato qe njof. Njerezit ikin ose se nuk kane pune ose per femijet!
      Ne momentin qe behesh me femije ose mendon te kesh nje te tille atehere fillon te mendosh per te ardhmen e tyre.

  5. me te marr pushtetin ne 45sen ju turren te pasurve dhe vecanerisht te SHKOLLUARVE….
    me te marr pushtetin ne 2013 me tju turr doktorve, mesuesve avokatve dhe krejt te ngjashmeve….dhe si cinike e shfrytzuan mir at korupsionin e koridoreve(jo ate korupsionin gjigand te tenderave).
    perze te diturit e te shkolluarit se injorante sahanlepires e skllever trushplre do gjenden gjithmone (edhe ne ska vendi…ka bangladeshi,,,)

    1. nuk eshte perzenie por emigracion fioziologjik..Tregu krijohet dhe zhvillohet. Me thuaj heren e fundit kur te ka bere nje doktor privat apo dentist nje fature, me thuaj kur te ka bere nje mesues fature per mesime private, me thuaj kur avokati ka deklaruar taksa per heren e fundit..Sidomos keta vokatet qe nuk dijne as te shkruajne..shkojne ne emigracion..ha ha ha

      1. Nuk jane te gjithe si puna jote…
        Dentistja ime gjithmone me jep fature.
        Ka dhe njerez normal Shqiperia, nuk jane te gjithe palaco!

  6. …me mire pjatalares me pune te ndershme per te lehtsuar studimet ,se sa patronazhist , qe paguehesh per te spiunuar dhe goditur vlerat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *