• |
ide | kryesore

Gallatë/ Rama pret ngushëllime ne Facebook për vdekjen e Kisingerit

Arkiva, Pikante



Kur militantët i detyron të të ndjekin dhe të jenë aktivë në Facebook, ndodhin edhe idiotësi si këto. Edi Rama ka njoftuar dje vdekjen në moshën 100 vjeçare, te ish sekretarit të famshëm të shtetit, në kohën e presidentit Nikson, Henri Kissinger. Ai e ka përkujtuar me këto fjalë këtu poshtë, ish ideatorin e disa grushteve të shtetit dhe mbështetësin e Pinoçetit, duke kujtuar edhe të vetmin takim mes tyre.

Mirëpo, sapo kryeministri publikoi statusin me komente u vërsulën aktivistët dhe militantët që e kanë me detyrin prezencën në faqen e tij.

Dhe çfarë ndodhi? Ndoshta ngaqë si të majtë, ata e urrejnë kujtimin e Kisingerit, apo ndoshta, ngaqë nuk e njohin fare atë, apo se ndoshta nuk dinin ç’të shkruanin lanë në komnte frazën standarte: “Ngushëllime”, sikur Rama kishte hapur pritjen e mortit për autorin e librit “Diplomacia”.

Madje disa të tjerë shkruanin: “Ngushëllime familjes”. Në mbi 250 komente plot 42 ishin ngushëllime duke e shnderruar faqen e Ramës në një hapsirë të ceremonialit mortor që realisht bëhej në SHBA.

©Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *