• |
ide | kryesore

Goditet banda e kokainës në Belgjikë, 2 shqiptarë mes të arrestuarve

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia Belge ka arrestuar dy shqiptarë pjesë të një bande kokaine që operonin në Belgjikë dhe Europë. Pas hetimeve të kryera autoritetet kanë zbuluar një bandë droge e cila përpunonte kokainën në një laborator në qytetin e Hasselt, në lindje të Brukselit. Nga operacioni policor u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe dy shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve nga policia e Blegjikës, në laboratorin e bandës së drogës bëhej ndarja kimike e kokainës nga ambalazhet e kartonit, mënyrë kjo e zgjedhur nga trafikantët për të kaluar lëndën narkotike pa u vënë re nga autoritetet.

Mediat belge raportojnë se brenda laboratorit u gjetën rreth 8 kilogramë kokainë e nxjerrë kimikisht nga ambalazhet e kartonit, ndërsa u gjetën po ashtu sasi të mëdha paketimesh të cilat dyshohet se përmbajnë kokainën e papërpunuar.

Mes të arrestuarve ishin katër belgë, pesë kolumbianë dhe dy shqiptarë.

Përveç kokainës dhe materialeve të përpunimit, u sekuestruan edhe 20 mijë euro, 4 makina dhe sende të tjera me vlerë që i posedonin anëtarët e bandës së kokainës


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *