• |
ide | kryesore

Naim Murseli i fiksuar pas VIP-ave/ Foto edhe me Ramën, Veliajn, Rita Orën e Dua Lipën

Arkiva, Lajme, Të fundit
naim


Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u arrestua mbrëmjen e kësaj të enjteje i akuzuar si organizator i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Murselit. Ai thuhet se ka paguar 30 mijë euro Granit Plavën, një bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen, dy net më parë. Në pranga u vu edhe nipi i Muselit, Kushtrim Kokalla, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Murseli e inskenoi ngjarjen si grabitje, por policia mundi të zbulojë gjithçka.

Kush është Naim Murseli. Ai ka punuar si këshilltar i Behgjet Pacollit kur ai mbajti për pak kohë detyrën e Presidentit të Kosovës. Murseli ishte pjesë e stafit të kreut të Aleancës Kosova e Re. Në rrjetet sociale, Murseli ka reklamuar vazhdimisht jetesën luksoze që ka bërë në Suedi dhe Kosovë, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin. Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Në profilin e tij në Facebook, Murseli për shkak edhe të angazhimit pranë njeriut më të pasur të Kosovës, ka hedhur foto me personalitete nga më të ndryshme politike dhe spektakli. Murseli ka publikuar fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani apo dhe Presidentin Bajram Begaj. Por po ashtu nuk mungojnë dhe fotot me këngëtaret shqiptare me famë botërore si Dua Lipa apo Rita Ora. ©LAPSI.al

Naim

Nga fotot me Ramën e Kurtin te Dua Lipa dhe Rita Ora, Naim Murseli nuk i

naim


10 Comments

  1. VEPRIM PSIKOPATIK
    ‘RRIT EGON ME ANE TE “ELITES”

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

  2. Kjo vrasje tregon tronditjen e rënd te ekuilibrave ne shoqerine shqiptare këtej dhe andej kufirit. Ne thelb neve kemi gen vrastar dhe pa moral. Shum dëngla per te mos pranuar t e vertetat e hidhura

  3. My Jo vetem qe eshte nje kriminel por eshte nje shoal le me lart , kriminel Budalla. Ne ditet e sotme me kamera kudo dhe pergjimet e telefonatave mendoi se nuk do zbulohej , sikur gjerat te kishin ndodhur ne shekullin e kaluar apo sikur te jetonte i vetem ne mes te pyllit

  4. Shoh që nga politikanët shqiptarë janë të gjithë rilindas që ka bërë foto ky vrasësi!!!! Rastësi??? Jo. Sepse janë i njëjti brum. Të degjeneruar dhë të gatshëm të bëjnë të pa besueshmen për qëllimet meskine të tyre!!! Rama,Veliaj,Bega tipikë të profilit të këtij bastardi. Për të mos lënë mënjanë dhe shefin e tij Pacollin.

  5. Nuk qenka i fiksuar pas VIP-ave por pas rilindasve. Tek e fubdit jane nje rrace, nuk kane as bese as fe as atdhe. Familjen e kane sa per numer dhe s’duan t’ia dine per asgje e askend vec parave e pushtetit. Degjenerim i rraces njerezore

  6. Një mgjarje sa monstruoze kriminale, aq edhe e misterëshme.
    I mistershëm e kriminal është fakti që bashkëshorti ka paguar një vrasës me 30 mijë euro, për të vrarë gruan e tij në sy të fëmijve.
    Arsyeja tepër e pabesueshme është se vrasësi është kundërshtuar nga gruaja ti japë çantën me 3 mijë euro mbrenda.
    Sa të vriste gruan për ti rëmbyer çantën, autori llogjikisht duhet të vriste së pari burin e saj që mund ta mbronte e mandej fare kollaj tja merte çantën.
    Një skenar tepër i trashë e idiotesk për të fshehur arsyen e krimit, e kjo ka bërë që policia e Kosovës të arrestojë të dy autorët mbrenda disa orëve.
    Gjithnjë nëse është e vërtetë historia e publikuar deri tani.

  7. Mund të jetë edhe një skenar i trashë politik, pasi dëgjon edhe idiotësira të tilla si njëfarë deputeti të PD nga Lushnja, që akuzon Bashën “që paskej bërë krimin e rëndë se ka ngrënë byrek në Hollandë” ?????????

    1. Bashabpër të ngrënë byrek në Holland dhe ti për të ngrënë mutin e krimhajdutëve Bashrilindas në Shqipëri .

  8. Krimineli xhelat kurvar, i ekspozuar me vipat hajdut , kryesojn krimrilindasit hajdut kurvar , që s’ lanë gjë pa bërë për të vjedh e shkatërruar këtl komb .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *