• |
ide | kryesore

Vrau fqinjin për kanalizimin e ujërave të zeza, pendohet autori: Më ofenduan

Lajme, Të fundit
policia Shkodër



Detaje të reja janë mësuar nga krimi i një dite më parë ku Maliq Marku vrau fqinjin e tij Shefqet Hasa dhe plagosi një tjetër.

Përpara uniformave blu ai është shprehur i penduar por shtoi se viktima dhe i plagosuri e kishin ofenduar.

“Ngjarja ndodhi shumë shpejt, Shefqet Hasa dhe Bekim Keça më ofenduan. Kemi pasur mosmarrëveshje për kanalizimet kërkova që të sqaroja situatën. Në gjaknxehtësi e sipër mora armën dhe qëllova ndaj tyre. Qëllova për vetëmbrojtje, jam penduar për veprimin tim”- ka thënë ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Laknas ditën e enjte. Maliq Marku qëlloi 4 plumba mbi Shefqet Hasën, ndërsa 2 ndaj Besnik Keqes. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i ngjarjes ishte bërë një kanal për ujërat e zeza. Të tre të përfshirët në këtë ngjarje jetonin në një lagje.



3 Comments

  1. Kalbu ne burg o kërrmë.Mund të dalësh se kjo drejtësi e dhjerë do lekë.Ti në Angli ke qënë nje dorë të mirë atyre dhe pastaj thonë në vendimin e tyre-Fajin e ka pasur viktima-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *